Friday, July 3, 2020

Lajmet më të Fundit mbi Iranin – 24 Janar 2020

MACRON: IRANi nuk do të posedojë kurrë armë bërthamore

Presidenti Emmanuel Macron shpalli dje se “Në kontekstin aktual, Franca është e vendosur që Irani të mos mund të posedojë kurrë armë bërthamore, por gjithashtu që ne të shmangim çdo përshkallëzim ushtarak në rajon,” raporton Reuters.

Franca, Britania, dhe Gjermania kanë nisur një proces që mund të çojë në rivënien e sanksioneve të OKB-së mbi regjimin dhe në prishjen e paktit bërthamor të 2015-ës, pas vënies në lëvizje të mekanizmit të këtij pakti për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

Javën e shkuar, Franca, së bashku me Britaninë dhe Gjermaninë, deklaroi se regjimi iranian është duke shkelur paktin bërthamor të 2015-ës. Këto shtete vunë në lëvizje një mekanizëm për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, gjë që mund të bëjë që kjo çështje t’i referohet Këshillit të Sigurisë dhe OKB të rivendosë sanksionet.

Norvegjia Merr në pyetje dy iranianë për hacking të informacioneve të një universiteti, info që mund të përdoret për prodhimin e armëve shkatërrimtare

Shërbimi i Sigurisë i Policisë Norvegjeze ka marrë në pyetje dy kërkimtarë iranianë nga Universiteti Norvegjez i Teknologjisë dhe Shkencave Natyrore (NTNU). Policia dyshon se këta dy kërkimtarë kanë qenë të përfshirë në hacking të sistemit kompjuterik të universitetit, nga ku mund të transferohen informacione sekrete në drejtim të Iranit.

Catrina Tunstad, oficerja ligjore e Policisë Norvegjeze, tha për NRK TV se Policia është e shqetësuar lidhur me mundësinë për t’i lidhur formulat dhe eksperimentet që mund të përdoren në ndërtimin e armëve të shkatërrimit masiv.

Financial Times kishte shkruar më parë për veprimtaritë masive të hacking nga regjimi iranian në universitete të ndryshme europiane e amerikane: