Wednesday, January 26, 2022

Ligjvënësja Rumune Dënon Shtypjen ndaj Protestave në Iran

Deputetja rumune, Cristina Lurișniți, mbështet Protestat e Iranit:

Znj. Cristina Iurișniți, Anëtare e Parlamentit Rumun dhe kryetare e Komitetit të Parlamentit mbi Mundësitë e Barabarta për Gratë dhe Burrat, ka dhënë një mesazh mbështetjeje për protestat e fundit mbarëkombëtare në Iran dhe e ka dënuar regjimin iranian për shtypjen vrastare mbi protestuesit.

Fragmente nga mesazhi i saj:

“Kemi dëgjuar vazhdimisht lajme shqetësuese nga brenda Iranit që nga 15 nëntori. Regjimi fashist fetar që sundon Iranin ka shumë kohë që e shtyp, torturon dhe ekzekuton popullin e vet. Por duket se në shtypjen ndaj portestave të fundit, ai ka shkuar përtej çdo akti terrorizmi e krimi.” 

“Mbi 600 vdekje, mijëra të plagosur dhe mbi 10,000 të arrestuar, është një fakt i papranueshëm, sidomos në rastin e protestave paqësore nga njerëz të paarmatosur në shekullin e 21-të. Kombet e Bashkuara duhet medoemos të caktojnë një komitet të gjetjes së fakteve për të hetuar ngjarjet e kësaj tragjedie dhe për t’i kërkuar llogari çdo individi në regjimin iranian, i cili ka qenë i përfshirë në këto krime, sipas ligjeve ndërkombëtare të të drejtave njerëzore.” 

“Si anëtare e Komitetit të Parlamentarëve Rumunë për një Iran të Lirë, bëj thirrje urgjentisht për një qëndrim të rreptë nga komuniteti ndërkombëtar kundër regjimit në Iran. E mbështes thirrjen e popullit iranian për një republikë demokratike të bazuar në ndarjen e fesë nga qeveria.”