Wednesday, December 2, 2020

Maryam Rajavi Bën Thirrje për Ndihmë ndaj të Infektuarve me Koronavirus

Kermanshah-2 mars 2020

Shkrime në mure në Teheran e qytete të tjera – “Khamenei është përgjegjës për shpërthimin e virusit”

Njësitë e Rezistencës dhe të rinjtë mbështetës të MEK e kanë shpërndarë gjerësisht mesazhin e Znj. Maryam Rajavi, presidentes së zgjedhur të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), e cila u bën thirrje njerëzve që t’i ndihmojnë të infektuarit me Koronavirus, në Teheran e qytete të tjera të mëdha të Iranit, duke përfshirë Mashhad, Isfahan, Kermanshah, dhe Arak.

Gjithashtu, në shkrimet e tyre nëpër mure, Njësitë e Rezistencës ia vënë fajin regjimit të mullahëve si shkaku kryesor i përhapjes së Koronavirusit.

Slloganet e shkruara nëpër muret e qyteteve iraniane përfshijnë: “Lideri Suprem është përgjegjës për viktimat e Koronavirusit”, “sundimi i mullahëve është shkaku i shpërthimit të koronavirusit”, “Khamenei, je ti virusi, je ti mallkimi”, “Ti je diktatori, kura është përmbysja jote”, “Khamenei turp të kesh, lëre të lirë kombin tonë”, “poshtë Khamenei, lavdi Rajavi-t” dhe “Khamenei koha jote ka mbaruar”.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI)

3 mars 2020

Tehran- 2 mars 2020

Tehran- 2 mars 2020

Tehran- 2 mars 2020

Mashhad-2 mars 2020

Kermanshah-2 mars 2020

Kermanshah-2 mars 2020

Isfahan-2 mars 2020

Arak- 2 mars 2020