Friday, March 29, 2024

Maryam Rajavi: Me vdekjen e Rafsanjanit bie një nga dy shtyllat e teokracisë sunduese

E diel, 08 janar 2017

Znj Maryam Rajavi, presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), tha:

Me vdekjen e Ali Akbar Hashemi Rafsanjanit, ka rënë një nga dy shtyllat dhe çelësi në ekuilibrin e fashizmit fetar që sundon Iranin, dhe regjimit në tërësinë e tij po i afrohet fundit.

Gjatë 38 viteve të fundit, si nën Khomeinin edhe më pas, Rafsanjani ka luajtur një rol të rëndësishëm në shtypjen e vendit dhe eksportin e terrorizmit jashtë vendit, si dhe në kërkimin e blerjes së armëve bërthamore.

Rafsanjani i cili ka qenë gjithmonë numri dy i regjimit, ka vepruar si faktor balancues dhe ka luajtur një rol vendimtar në ruajtjen e tij. Tani, regjimi do të humbasë ekuilibrin e tij të brendshëm e të jashtëm.