Thursday, August 6, 2020

Maryam Rajavi: Regjimi i Mullahëve e Përdor Koronavirusin si Zëvendësues për Ekzekutimin e të Burgosurve Politikë

Maryam Rajavi: Mullahs’ Regime Uses Coronavirus as a Replacement for the Execution of Political PrisonersMaryam Rajavi: Regjimi i Mullahëve e Përdor Koronavirusin si Zëvendësues për Ekzekutimin e të Burgosurve Politikë

Thirrje Kombeve të Bashkuara që t’ua shpëtojë jetën Ali Younesi-t dhe Amir Hossein Moradi-t

Në reagimin e saj ndaj infektimit me koronavirus të të burgosurit politik Ali Younesi, Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), tha se sjellja e regjimit të mullahëve ndaj këtyre të burgosurve, pavarësisht gjithë paralajmërimeve të mëparshme e pozicioneve të marra nga agjenci e organizata të ndryshme ndërkombëtare, është një rast i qartë i një krimi kundër njerëzimit. Me sa duket, i gjendur nën presion të brendshëm e ndërkombëtar lidhur me arrestimin e Amir Hossein Moradi dhe Ali Younesi, dy studentë elitarë në Universitetin e Teknologjisë Sharif të Teheranit, regjimi i mullahëve ka ndërmend t’i vrasë ata duke përdorur koronavirusin. Regjimi po e përdor koronavirusin si zëvendësues për ekzekutimin e të burgosurve, sidomos të burgosurve politikë.

Znj. Rajavi i bëri thirrje Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Këshillit të të Drejtave Njerëzore dhe Komisioneres së Lartë për të Drejtat e Njeriut, si dhe raportuesve përkatës të OKB-së e organizatave të tjera të të drejtave njerëzore që të ndërhyjnë menjëherë për t’u shpëtuar jetën zotërinjve Younesi dhe Moradi dhe për të marrë masa urgjente për sigurimin e lirimit të tyre.

Deri tani, shumë parlamentarë dhe personalitete, organizata, e shoqata që mbrojnë të drejtat njerëzore, duke përfshirë laureatë të Nobel-it, një grup anëtarësh të Parlamentit Europian, Komitetin Ndërkombëtar në Kërkim të Drejtësisë (i cili gëzon mbështetjen e 4,000 ligjvënësve në Europë dhe në Shtetet e Bashkuara), Amnesty International, ligjvënës e komitete parlamentare në Mbretërinë e Bashkuar, Itali, Australi, Kanada, Belgjikë, Rumani, Irlandë, e vende të tjera, si dhe Komitetin e Kryebashkiakëve Francezë dhe shumë personalitete të Lindjes së Mesme e kanë dënuar arrestimin e zotërinjve Younesi dhe Moradi dhe kanë kërkuar lirimin e tyre.