Saturday, May 28, 2022

Maryam Rajavi takohet me peshkopin Jacques Gaillot

E premte, 05 maj 2017

Zonja Rajavi përshëndet vërejtjet e fundit nga sheiku i Al-Azhar dhe Papës lidhur me vëllazërinë ndërmjet pasuesve të Islamit dhe Krishterimit dhe u bën thirrje ndjekësve të të gjitha feve për solidaritet në përballjen me ekstremizmin

Të premten, më 5 maj 2017, zonja Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, u takua me peshkopin Jacques Gaillot në Auvers-sur-Oise. Në këtë takim u diskutua mbi kërcënimin e ekstremizmit nën pretekstin e fesë dhe mesazhin e vërtetë të feve, përfshirë Islamin dhe Krishtërimin për paqe, vëllazëri dhe bashkëjetesë.