Saturday, October 16, 2021

Mbështetësit e MEK përkujtojnë viktimat e masakrës së 1988-ës në shtete të ndryshme

Londër-Mbështetësit e MEK nderojnë viktimat e masakrës së 1988-ës përpara parlamentit britanik

Raportim nga PMOI/MEK

Europë, 13 tetor 2019—Në Ditën Botërore Kundër Dënimit me Vdekje, mbështetësit e Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI/MEK) mbajtën ceremoni në Mbretërinë e Bashkuar e në Hollandë, dhe përkujtuan viktimat e një ekzekutimi masiv të të burgosurve iranianë.

Në 1988-ën, regjimi iranian ekzekutoi 30,000 të burgosur politikë, shumica prej të cilëve ishin anëtarë e mbështetës të MEK, brenda një periudhe kohore prej pak javësh. Pas 31 vitesh, ky incident, i njohur si masakra e 1988-ës, mbetet një krim i pandëshkuar kundër njerëzimit. Shumë zyrtarë aktualë të regjimit, duke përfshirë Kryegjyqtarin Ebrahim Raisi dhe Ministrin e Drejtësisë Alireza Avaei, kanë qenë të përfshirë direkt në dënimin dhe ekzekutimin e të burgosurve politikë.

Në Britani, komunitetet iraniane dhe mbështetësit e MEK krijuan një ekspozitë përpara parlamentit ku shfaqën foto të viktimave të masakrës së 1988-ës. Ekspozita zgjati tre ditë, nga 7 deri më 10 tetor, datë që shënon Ditën Botërore Kundër Dënimit me Vdekje

Gjatë këtij eventi, juristë, aktivistë të të drejtave njerëzore dhe dëshmitarë të krimeve të regjimit iranian mbajtën fjalime dhe reflektuan mbi faktin se sa e rëndësishme është që Teherani të mbahet përgjegjës për abuzimet e tij të urryera ndaj të drejtave njerëzore, sidomos për ekzekutimin masiv të të burgosurve të MEK.

“31 vite më parë, regjimi i mullahëve në Iran vendosi të kryente një krim mizor, një krim kundër njerëzimit… Na është vërtetuar shumë herë se janë ekzekutuar mbi 30,000 të burgosur politikë,” tha Tahar Boumedra, ekspert ligjor dhe anëtar i bordit këshillues të Drejtësisë për Viktimat e Masakrës së 1988-ës në Iran (JVMI), një organizatë që po dokumenton masakrën e 1988-ës dhe rolin e zyrtarëve të regjimit në ekzekutimin e të burgosurve politikë iranianë.

 Netherlands-supporters of MEK and the Iranian Resistance held a ceremony in front of the Dutch parliament in The Hague

Boumedra, i cili është gjithashtu ish-kryetar i Zyrës së të Drejtave të Njeriut në Misionin e Ndihmës të Kombeve të Bashkuara për Irakun (UNAMI), kërkoi që t’i jepet fund pandëshkueshmërisë së zyrtarëve të regjimit iranian dhe i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të nisë një hetim të pavarur mbi masakrën e 1988-ës.

Hollandë-mbështetës të MEK dhe Rezistencës Iraniane mbajnë ceremoni përpara parlamentit hollandez në Hagë, në kujtim të viktimave të masakrës së 1988-ës ndaj 30,000 të burgosurve politikë iranianë

 

Në Hollandë, mbështetësit e MEK dhe Rezistencës Iraniane mbajtën një ceremoni përpara parlamentit hollandez në Hagë. Edhe ata krijuan një ekspozitë ku shfaqën krimet brutale të regjimit iranian kundër të burgosurve politikë dhe përdorimin sistematik të ekzekutimit nga ana e regjimit si mjet për shtypjen e disidencës dhe për konsolidimin e pushtetit.

Organizatorët bënë homazhe për viktimat e masakrës së 1988-ës dhe kërkuan që autorët e këtij krimi kundër njerëzimit të vihen përpara drejtësisë.