Saturday, August 15, 2020

Mini Raporti i së Hënës për Iranin – 29 Prill 2019

Shkruar nga një Shkrimtar i Stafit më 29 prill 2019.

  • Gjenerali Amerikan Thotë se do t’i Sigurojë Burimet e Nevojshme për t’iu Kundërvënë Regjimit Iranian

Shefi i Komandës Qendrore Amerikane, Gjeneral Kenneth McKenzie, tha të shtunën se Shtetet e Bashkuara do t’i mobilizojnë burimet e nevojshme për t’iu kundërvënë çdo veprimi të rrezikshëm nga Regjimi Iranian.

McKenzie tha: “Do të vazhdojmë të komunikojmë me partnerët dhe miqtë tanë në rajon për t’u siguruar që të bashkëpunojmë kundër kërcënimit të Iranit,”.
“Besoj se do t’i kemi burimet e nevojshme për të mos e lejuar Iranin të ndërmarrë veprime të rrezikshme,” tha ai, sipas një transkripti të publikuar nga kanali me bazë në Abu Dhabi. “Do të jemi në gjendje të përgjigjemi në mënyrë të efektshme.”

  • Iranianët Mes Kombeve ‘më të Zemëruara’ në Botë

“A keni mësuar apo bërë ndonjë gjë interesante dje?” është një nga pyetjet që kompania analitike dhe këshilluese amerikane Gallup u ka bërë më shumë se 154,000 njerëzve në mbi 145 vende për të gjurmuar ndjenjat dhe emocionet e kombeve të ndryshme në 2018-ën.

Për shumë njerëz nuk ishte e habitshme që populli i Iranit u radhit i pesti mes vendeve më të stresuara në 2018-ën, pas Shqipërisë, Tanzanisë, Filipineve, dhe Greqisë.

Irani po vuan nga një krizë e rëndë ekonomike, me inflacion e papunësi shumë të lartë. Njerëzit janë gjithashtu nën presionin e kufizimeve shoqërore, me një kod të rreptë veshjeje dhe mungesë të lirive në përgjithësi.

  • Regjimi Iranian: Largimi nga Traktati Bërthamor, Një prej Shumë Mundësive

Ministri i Jashtëm i Regjimit Iranian Mohammad Javad Zarif thotë se Teherani mund të tërhiqet nga Traktati për Mos Përhapjen e Armëve Bërthamore si pjesë e kundërpërgjigjes ndaj shtrëngimit të sanksioneve nga Shtetet e Bashkuara.

“Zgjedhjet e Republikës Islamike janë të shumta, dhe autoritetet e vendit po i marrin në konsideratë, dhe largimi nga NPT është një prej tyre,” citohet të ketë thënë Zarif nga media shtetërore iraniane më 28 prill.

  • Regjimi Iranian Arreston Aktivistët e Unionit të Punëtorëve Përpara 1 Majit

Dymbëdhjetë anëtarë të Unionit të Punëtorëve të Lirë të Iranit janë arrestuar të premten më 26 prill, vetëm pak ditë para Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, ka raportuar unioni.

Raportohet se aktivistët e punës ishin grumbulluar në parkun “Jahan Nama” në Autostradën Teheran-Karaj, për të planifikuar festimin e Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve.

Ata ishin mbledhur në park, kur forcat e sigurisë mësynë vendin, duke arrestuar aktivistët e duke i çuar ata në një vend të panjohur.

Shumica e të arrestuarve u liruan më vonë, por të paktën katër të tjerë, duke përfshirë zonjushat Parvin Mohammadi, Haleh Safarzadeh, dhe Valeh Zamani, si dhe Alireza Saqafi-n, janë transferuar në Burgun Raja’i Shahr në Karaj, në perëndim të Teheranit.

  • Irani u jep afërsisht $30 milion Irakut dhe Sirisë për rindërtimin e tempujve

Ka kaluar më shumë se një muaj që kur përmbytjet shkatërrimtare në Iran mbuluan më shumë se gjysmën e tokave të vendit duke shkatërruar jetën e mbi 11 milion njerëzve në dy të tretat e provincave të vendit.

Ndërkohë që ka një nevojë të dëshpëruar për fonde shtetërore për të ndihmuar njerëzit e për të siguruar të paktën nevojat bazë, disa media shtetërore raportuan të shtunën se regjimi klerikal në Iran i ka paguar afërsisht 30 milion dollarë Irakut dhe Sirisë nën pretekstin e rindërtimit të tempujve në këto dy vende.

Kreu i njërit prej institucioneve të korruptuara të regjimit, “Departmenti për Rindërtimin e Tempujve të Shenjtë,” e ka pranuar këtë gjë.