Thursday, March 28, 2024

Ministri i Jashtëm i regjimit të Iranit bën urime për Krishtlindjet ndërkohë që të krishterët persekutohen rëndë

Ministri i jashtëm i Iranit hasi me një reagim të ashpër të dielën, kur në prag të Krishtlindjeve shkroi në Twitter një urim për një “Krishtlindje të lumtur dhe të qetë për të gjithë”.

Duke cituar një varg nga Kurani, Ministri i Jashtëm Mohammad Javad Zarif – arkitekt i rëndësishëm, me ish-Sekretarin e Shtetit të SH.B.A.-së John Kerry, i marrëveshjes bërthamore të Iranit 2015 – deklaroi: “Qoftë mesazhi universal i paqes së Krishtit i pranuar në vitin e ardhshëm”.

Dhjetra përgjigje ndaj mesazhit të Zarif theksuan rekordin e gjatë të Iranit në persekutimin e të krishterëve. Shumë prej tyre theksuan arrestimin e katër të konvertuarve iranianë në krishterim në qytetin e Karaj më 12 dhjetor.

Sipas Nenit 18, një organizatë që mbron të krishterët e persekutuar në Iran, “Milad Goudarzi, Amin Khaki, Alireza Nour-Mohammadi dhe Shehabuddin Shahi u arrestuan të gjithë nga forcat e sigurisë të martën më 12 dhjetor në Karaj.”  Po ashtu u raportua se  gjashtë shtëpi të përdorura nga të konvertuarit si kisha u bastisën nga forcat e sigurisë të regjimit iranian.

 

Kanali i lajmeve të krishtera iraniane Mohabat News raportoi gjithashtu se forcat e sigurisë bastisën dy dyqane që u përkisnin dy të burgosurve.

Dyqanet u mbyllën për “fryrje të faturave”, “spekulim” dhe “shkelje të rregullave të esnafit”. Gjithashtu u konfiskuan një Bibël dhe një kompjuter portativ.

IRNA, zëdhënësi zyrtar i regjimit iranian njoftoi se “u arrestuan elementë të një kulti dinak të krishterë që e promovonin dhe përpiqeshin të alteronin tregun dhe rendin ekonomik.”