Tuesday, December 7, 2021

Ministri i Punëve të Jashtme i regjimit të Iranit pranon: Të gjithë zyrtarët e lartë ishin në dijeni të sulmit ndaj ambasadës saudite

E hënë, 08 maj 2017

NCRI – Më 4 maj 2017, Ministri i Jashtëm Zarif në fjalën e tij me rastin e Ditës së Mësuesit në Fakultetin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, në shpjegimin e politikës së jashtme të regjimit dhe të koordinatave aktuale të regjimit në marrëdhëniet ndërkombëtare, përmendi çka ai e quajti Ngjarje “të menaxhuara keq” si sulmet ndaj turmave të regjimit në Ambasadën Saudite në Teheran dhe Konsullatën Saudite në Mashhad dhe pa dashje pranoi se të gjithë udhëheqësit e regjimit e dinin për sulmin por u përpoqën të thoshte se të gjithë ishin kundër.

Zarif tha: “Në ditën e sulmit në ambasadën e Arabisë Saudite ne ishim në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Sigurimit Kombëtar dhe të gjithë ishim në një mendje se nëse sulmohej Ambasada Saudite, kjo do të përligjte një shkatërrim të ri nga sauditët dhe është cfare ndodhi.”