Wednesday, January 26, 2022

Miratohet rezoluta 188 e SHBA-së  për të dënuar masakrën e vitit 1988 të të burgosurve politikë në Iran

E martë, 13 qershor 2017

NCRI – The Washington Times raportoi ekskluzivisht për regjistrimin zyrtar të Rezolutës 188 të SHBA me titull “Dënimi i qeverisë iraniane për masakrën e të burgosurve politikë në vitin 1988 dhe ftesa për të kërkuar drejtësi për viktimat”. Përfaqësuesit e elitës së të dy partive, Republikane dhe Demokrate, përfshirë kryesuesit e komisioneve për çështjet e jashtme, sigurinë kombëtare dhe legjislacionin, delegacionet drejtuese për Partitë Demokratike dhe 46 anëtarë të parlamentit mbështetën rezolutën.

Kryetari i Komitetit të Sigurisë Kombëtare të Dhomës së Përfaqësuesve të Partisë Demokratike, Micheal McCaul dhe Kryetari i Partisë Republikane në Komisionin e Punëve të Jashtme të Dhomës së përfaqësuesve, Eliot Engel dha ​​një njoftim për shtyp për të informuar për publikimin e Rezolutës 188.

Washington Times shkruan se 46 anëtarë të parlamentit të SHBA nga të dyja palët kanë për qëllim t’i dërgojnë një ftesë qeverisë së SHBA-së dhe aleatëve të saj për të dënuar në mënyrë publike masakrën e vitit 1988.

 

Përveç kësaj, ata do t’i bëjnë thirrje OKB-së për të krijuar një komision hetimor për të sjellë para gjyqit autorët e krimeve të tilla brutale.

Rezoluta 188 përcakton se kreu aktual i gjyqësorit dhe Mostafa Pourmohammadi janë ndërmjet autorëve të masakrës. Sipas Amnesty International, shumica e viktimave ishin anëtarë kryesorë të Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI / MEK).