Friday, March 29, 2024

NCRI -Komiteti i Grave bën thirrje për lirimin e menjëhershëm të Narges Mohammadi

Narges Mohammadi, një aktiviste e të drejtave të njeriut , ka shkuar në grevë urie për të protestuar mohimin e të drejtës së kujdesit mjekësor dhe medikamentet për të cilat ajo ka nevojë .

NCRI – Znj Narges Mohammadi, një aktiviste e të drejtave të njeriut, ka shkuar në grevë urie te hënen me 18 Maj, për të protestuar refuzimin e të drejtës së trajtimit mjekësor si dhe medikamentet për të cilat ajo ka nevojë. Asaj i është mohuar e drejta për të marrë mjekimin dhe kjo ka cuar në përkeqësimin e shëndetit të saj ,barnat duhet të përdoren në baza ditore sipas përshkrimit të mjekut . Dje zemra e saj kishte rrahje të forta dhe luhatje që arritën deri në atë pike sa shoqet e qelise e cuan atë 6 herë në klinikën e burgut Evin , por xhelatët vazhdojnë të rrefuzojnë ndihmën themelore për mjekim.

Narges Mohammadi u arrestua më 5 maj në mënyrë të paligjshme dhe pa ndonjë urdhër gjyqësor nga agjentët e inteligjencës shtetërore, nga shtëpia e saj u dërgua në burgun Evin. Pas mbërritjes, xhelatët ja morën mjekimin Znj.Mohammadi. Torturuesit, në mënyrë që të ushtrojne sa më shumë presion, pergjatë dy javëve që prej arrestimit të saj pavarësisht nga gjendja e saj kritike dhe nga vizitat e përsëritura në klinikën e burgut Evin,ata vazhdojnë ta privojnë atë për trajtim mjekësor për te cilin ajo ka nevojë. Dy kryexhelatët e burgut Evin, Nasiripour dhe Hamidi, e kanë kërcënuar ate se do të marrë dënimin me të rëndë për shkak të protestave që janë zhvilluar në mbështetje të saj.
Ajo është nënë e dy fëmijëve, dhe u arrestua për herë të parë në qershor 2010, u akuzua për “Asamblene dhe Bashkëpunim Kundër Sigurisë Kombëtare” dhe për “propagandë kundër sistemit”, u dënua me gjashtë vjet burg. Por si rezultat i torturës dhe kushteve të këqija të burgjeve, ajo pati vuajte nervore dhe paraliza të muskujve gjatë marrjes në pyetje, për shkak të përkeqësimit të gjendjes së saj, ajo u lirua në kushte të rënda, nuk është në gjendje të tolerohet dënimi”.
Përkushtim ndaj familjeve të të burgosurve politikë, pjesëmarrja në fjalime, në ceremonin përkujtimore të Sattar Beheshti, një punëtor dhe bloger i cili u martirizua nën torturë, për protestën kundër sulmeve me acid të vajzave, i cili punoi për të ndaluar dënimin me vdekje, për të mbrojtur të burgosurit etnik dhe minoritet fetare , keto janë ndër aktivitetet e Znj.Mohammadi gjë e cila ka zemëruar fashizmin fetar te pushtetit Iranian, kjo synon të rrisë presionin mbi të duke e bërë dosjen e saj më të rënde .
Znj Sarvnaz Chitsaz, Kryetarja e Komitetit të Grave të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, i bëri thirrje publikut të Iranit, veçanërisht grave dhe të rinjve për të treguar mbështetjen dhe solidaritet për Znj. Narges Mohammadi, gjithashtu kërkoi të drejtave ndërkombëtare të njeriut dhe organizatave të drejtave të grave për të marrë masa efektive për lirimin e saj dhe për të burgosurat e tjera femra politike.
Komiteti i Grave i Këshillit Kombëtar të Rezistencës të Iranit.
19 Maj 2015