Friday, March 29, 2024

NCRI zbulon raportin mbi abuzimet ndaj të drejtave të grave në Iran nën regjimin e Rouhanit

E enjte 10 shtator 2015

NCRI – Komiteti i Grave i Këshillit Kombëtar të Rezistencës të Iranit (NCRI), ka botuar një libër me titull “Gratë iraniane Nën Rouhanin”, duke theksuar abuzimin e të drejtave të grave në dy vitet e para të mandatit të Hassan Rouhan.
Raporti hodhi një vështrim të kushteve të grave gjatë dy viteve të fundit, duke zbuluar dy çështje: në njërën anë, rritjen e shtypjes dhe presioneve ndaj grave dhe në anën tjetër, vazhdimin e protestave.

Në tetor të vitit 2014, Reyhaneh Jabbari, 26 vjec u var pasi mbrojti veten ndaj një agjenti të Ministrisë së Inteligjencës të regjimit iranian, një njeri i cili kishte për qëllim ta përdhunonte. Kjo ishte ndërkohë që shumë trupa ndërkombëtarë kanë bën thirrje për lirimin e saj dhe protestuan për këtë ekzekutim. Trupi Reyhaneh ishte lënë i varur nga lak për një orë pas vdekjes.
Të burgosur politikë kanë qenë viktima kryesore të shkeljeve të të drejtave të njeriut në Iran.
Motahareh Bahrami, Reyhaneh Haj-Ibrahim, Zeynab Jalalian, Sedigheh Moradi dhe Fatima Rahnama kanë qenë të privuar nga trajtimi mjekësor, pavarësisht që vuajnë nga sëmundje të rënda.
Kushtet fizike të Atena Daemi dhe Atena Farghadani, të dyja nën presion në burg, janë të papranueshme dhe se ato janë burgosur për të mbrojtur lirinë e shprehjes.
Dhjetëra gra janë arrestuar në mitingje pasi protestonin për sulmet me acid dhe për të tjera.
Gjatë qëndrimit të Rouhani shumë gra kanë qenë të shtypura dhe të arrestuar për besimet dhe fenë e tyre.
Sa për dëmet sociale, gjatë qëndrimit të Rouhanit, gratë kanë në krye të listës dy probleme: “vuajn nga depresioni” dhe “raste të vetëflijimit në të gjithë Lindjen e Mesme.”
Faqja e internetit shtetërore të drejtuar nga Tabnak ka raportuar shifrat e fundit të rasteve të çrregullimeve psikologjike në mesin e grave dhe ka arritur në 26%, duke shtuar se gratë kanë një normë 11% më të lartë depresioni në krahasim me meshkujt

(Website Shtetërore Tabnak – 22 Qershor 2015)