Friday, May 29, 2020

Njësitë e rezistencës në Iran po marrin drejtimin në protestat e vazhdueshme

 

Iran, 12 gusht, 2018 – Dananews, një media e lidhur me Gardën Revolucionare dhe aparatin e sigurisë së regjimit iranian, ka publikuar një artikull, në të cilin paralajmëron për protestat e përshkallëzuara në Iran dhe për ndikimin e PMOI/MEK në formimin dhe organizimin e kryengritjes që ka filluar në dhjetor.

 

 

Studentët iranianë protestojnë në Universitetin e Teheranit

 

“Pak minuta pas nisjes së demonstratës, sloganet filluan të merrnin në shënjestër  direkt tërësinë e sistemit,” shkruan kjo media.

Dananews vë në dukje se një shqyrtim i thellë i protestave, të cilat ajo i quan “të jashtëligjshme,” tregon se MEK i ka ndryshuar taktikat. “Për shembull, në protestat e dhjetorit e janarit, u deshen një deri në dy ditë qe fokusi i sloganeve të ndryshonte nga mjerimi ekonomik në kërkesa për ndryshim regjimi. Por në protestat e jashtëligjshme të ditëve të fundit, pak minuta pasi u mblodh turma, protestuesit filluan të thërrisnin me slogane kundër sistemit,” shkruan kjo media.

Dananews shpreh gjithashtu frikën nga mesazhi i fundit i liderit të MEK Massoud Rajavi, drejtuar njësive të rezistencës rreth vazhdimsisë së protestave iraniane.

“Ditët e fundit, Rajavi u ka telefonuar të ashtu-quajturave ‘njësi të rezistencës’ dhe u ka premtuar se trazirat do të vazhdojnë dhe do të përshkallëzohen çdo ditë,” shkruan Dananews. “Ai pretendon se protestat po bëhen gjithnjë e më të organizuara dhe qeveria nuk e ka kapacitetin për t’i ndalur.

“Vlen të kujtohet se qeveria amerikane ka shprehur mbështetje për protestat në dhjetor dhe Maryam Rajavi ka specifikuar se organizata e saj ka qenë e përfshirë në ato protesta,” thotë artikulli.

“MEK është më e gatshme se kurrë dhe është direkt e përfshirë në këtë kaos,” paralajmëron Dananews.