Thursday, March 28, 2024

Numri i viktimave të Koronavirusit në Qom shkon mbi 300

Urgjente- Numri i viktimave të Koronavirusit në Qom shkon mbi 300;

Urgjente

Znj. Rajavi bën thirrje për aksion ndërkombëtar të menjëhershëm

Në mesnatë, sipas orës lokale, Organizata e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI/MEK) citoi burime të besueshme spitalore të cilat thonë se numri i viktimave në qytetin Qom e ka tejkaluar shifrën 300.

Kjo shifër e tmerrshme është arritur për shkak se regjimi e ka fshehur përhapjen e Koronavirusit në qytet gjatë zgjedhjeve false parlamentare. Për shkak të përmasave tronditëse të katastrofës në Qom, mullahët po arratisen nga ky qytet për në rajone të tjera të vendit.

Më 23 shkurt, Ministri i Brendshëm Aboldreza Rahmani Fazli pohoi se, “Disa njerëz rekomanduan që t’i shtynim zgjedhjet. Për sa i përket qytetit Qom, ata këmbëngulën që t’i shtynim zgjedhjet në këtë qytet. Si zyrtari përgjegjës për zgjedhjet, nuk i pranova asnjë nga këto (rekomandime).”

Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), i ka shprehur popullit iranian, veçanërisht banorëve të Qom, ngushëllimet e saj më të sinqerta. Ajo i bën thirrje komunitetit botëror që të shprehë solidaritet me popullin e Iranit dhe të veprojë urgjentisht për t’ua shpëtuar jetën dhe mirëqenien banorëve të qytetit Qom.

Me keqardhjen më të thellë, numri i viktimave të #Coronavirus (Covid-19) në Qom po rritet me shpejtësi. Ngushëllimet e mia për popullin e #Iranit e sidomos për popullin e dashur të qytetit #Qom. E nxis komunitetin ndërkombëtar që të ndihmojë për t’ua shpëtuar jetën iranianëve

 

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit

1 mars 2020