Friday, March 29, 2024

Obama nenshkruan dekretin per mbrojtjen e dizidenteve iranian ne Kampin Liberty

Kongresi i bën thirrje qeverisë së SHBA-se për të hetuar përdorimin e armëve dhe trajnimeve amerikane per vrasjen e anëtarëve të opozitës iraniane, PMOI (MEK) në Irak.

Një akt i miratuar nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara dhe Senati, i cili ben thirrje për mbrojtjen dhe sigurinë e banorëve të Kampit Liberty në Irak ,është nënshkruar nga Presidenti Barak Obama. Dekreti qeveritar i cili u miratua si ligj më 16 dhjetor dhe ve ne levizje qeverinë amerikane për ti kërkuar raporte komitetetit te Kongresit qe detajojne hapat e ndërmarra për të adresuar gjendjen e vështirë dhe nevojat e risistemimit të disidentëve iranianë në Kampin Liberty.

Në të thuhet: “Jo më vonë se 90 ditë pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, Sekretari i Shtetit, në konsultim me shefat e agjencive të tjera perkatese te Shteteve te Bashkuara të Qeverisë, duhet të paraqesë një raport tek komisionet përkatëse të kongresit duke detajuar hapat e ndërmarra nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara për të trajtuar gjendjen e vështirë, duke përfshirë nevojat e risistemimit ,te disidentëve iranianë që ndodhen në kampin Liberty/Hurriya në Irak. “

Një raport plotësues i dekretit shton: “Komiteti drejton Sekretarin e Shtetit për të përfshirë në raportin e planit të zhvendosjes për disidentët iranian të kërkuara nga seksioni 7041 (c) (6) i këtij akti: një përshkrim per masat e marra për të përmirësuar sigurine dhe mirëqenien (duke përfshirë cilësinë e jetës dhe akses në kujdesin shëndetësor) të banorëve në Kampin Liberty.
“Një analizë e sulmeve kundër disidentëve që nga shkurti 2009, duke përfshirë edhe nëse ndonjë armë ose trajnim të ofruar nga Shtetet e Bashkuara janë përdorur në sulme, dhe masa mbrojtëse për të siguruar që asnjë armë apo trajnime të tilla nuk do te përdoren në të ardhmen.”
Dhe opsionet për zhvendosjen e disidentëve iranianë jashtë Irakut, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara.”
Në bazë të procedurës legjislative Projekt-buxheti është rishikuar nga komisionet e Kongresit dhe Senatit. Pas miratimit në te dy dhomat, do të rregullohet ne komitetin e kongresit para se të paraqitet tek presidentit për nënshkrim atë në ligj.
Kjo është hera e parë që një akt i nënshkruar nga Presidenti i SHBA-ve mbështet në mënyrë eksplicite mbrojtjen e banorëve te Kampit Liberty që përfshijnë anëtarë të opozitës iraniane “Organizata Mojahedin e Popullit te Iranit” (PMOI / MEK)
Miratimi përfaqëson një rrugë shumë të gjatë nga etiketimin 1997 si terrorist të PMOI deri në 2014 ku u miratua një projekt-ligj në mbështetje të banorëve të Camp Liberty. Rezistenca iranian ka qenë në gjendje për të perparuar pavarësisht të gjitha të komploteve dhe heshtjes dhe mbështetjen për Liberty me ane te nje ligji të SHBA-se.
Legjislacioni është një paralajmërim për qeverinë e SHBA-se për respektimin e përgjegjësive të saj në lidhje me banorët e Kampit Liberty dhe të rrisë presionin mbi Qeverinë e Irakut për të respektuar të drejtat e banorëve të kampit.
Legjislacioni është gjithashtu një paralajmërim për Qeverinë e Irakut që duhet të uli shkeljet e të drejtave të anëtarëve PMOI në Kampin Liberty per t’i dhënë fund rrezikimit te sigurinë se tyre, veçanërisht në një kohë kur qeveria aktuale e Irakut mbeshtet me shume SHBA-ne dhe BE se sa Nuri al-Maliki.
Ky legjislacion gjithashtu reflekton statusin e Rezistencës iraniane dhe mbështetësve të tyre në Shtetet e Bashkuara dhe në Evropë dhe ndikimin e tyre.
Tre faktorë kanë kontribuar në këtë arritje: këmbëngulje dhe durim nga anëtarët PMOI në Ashraf dhe Liberty në vitet e fundit, përpjekjet e paepura te anëtarëve dhe përkrahësve të rezistencës në SHBA, dhe përpjekjet e përbashkëta bipartizane të senatorëve amerikanë dhe kongresmenë, politikane, personalitete, dhe ish-zyrtarë të lartë të administrates se Obama, Bush, Clinton, George W Bush, dhe Regan në mbështetje të rezistencës iraniane dhe banorëve te Kampit Liberty.