Friday, March 29, 2024

Pozicioni i MEK Lidhur me Pranimin nga Ali Shamkhani për Masakrën ndaj Protestuesve Iranianë

Ali Shamkhani, Sekretar i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të regjimit iranian

Zyrtarë të lartë të regjimit pranojnë përmasat e masakrës ndaj protestuesve iranianë

Ali Shamkhani, Sekretar i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të regjimit iranian, më 12 dhjetor 2019, e pranoi masakrën brutale ndaj protestuesve gjatë kryengritjes së fundit.

Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve IRNA, në një takim me familjarët e të vrarëve në protesta, ai tha: “Mbi 85 përqind të të vdekurve gjatë ngjarjeve të fundit në Teheran nuk kanë marrë pjesë në protesta.” Ai pretendoi në mënyrë qesharake se këta individë “janë vrarë në mënyrë të dyshimtë me armë të ftohta apo armë zjarri jozyrtare.” Kjo ndërkohë që të gjithë e dinë se forcat shtypëse ishin e vetmja palë e armatosur, dhe mediat sociale janë plot me video ku tregohen forcat shtypëse dhe agjentët e regjimit me veshje civile duke qëlluar direkt në drejtim të protestuesve të pambrojtur.

Komentet e Shamkhani-t tregojnë për një presion të madh shoqëror mbi regjimin, i cili ia ka frikën një shpërthimi tjetër të publikut. Kjo frikë i ka nxitur zyrtarët e lartë të regjimit të bëjnë shpallje të tilla absurde.  

Çdo ditë që kalon dalin në dritë dimensione të reja të krimeve të regjimit të mullahëve gjatë kryengritjes. Sipas llogaritjeve të fundit nga Organizata e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI ose MEK), janë vrarë mbi 1000 protestues, dhe 4000 të tjerë janë plagosur, ndërsa të paktën 12000 janë arrestuar. Deri më sot, MEK ka verifikuar dhe publikuar emrat dhe detajet e 432 viktimave. Sipas informacioneve të MEK, rreth 320 vdekje janë regjistruar vetëm në spitalet e Kermanshahut.

Siç e ka përsëritur disa herë znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Rezistencës Iraniane, është nevoja për aksion urgjent për ta ndaluar masakrën dhe për të liruar protestuesit e arrestuar. Këshilli i Sigurisë i Kombeve të Bashkuara duhet ta deklarojë këtë masakër të madhe si krim kundër njerëzimit. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së duhet të dërgojë pa vonesë në Iran një mision të gjetjes së fakteve për të hetuar dimensionet e kësaj masakre të madhe dhe për të inspektuar burgjet e protestuesit e arrestuar.