Sunday, April 11, 2021

Mesazhi i Maryam Rajavi-t për ndihmë ndaj bashkatdhetarëve të prekur nga përmbytjet

Përmbytje të rënda kanë shkatërruar dhjetëra shtëpi e kanë ndërprerë elektricitetin në disa provinca iraniane, duke përfshirë Khuzestan, Fars, Kerman, Bushehr, dhe Chahar Mahal e Bakhtiari.
Maryam Rajavi: Mendimet e mia shkojnë për bashkatdhetarët e mi në provincat e prekura nga përmbytjet. Bëj thirrje për solidaritet kombëtar dhe bashkëpunim për t’u ardhur në ndihmë. U bëj thirrje të rinjve tanë të guximshëm dhe këshilleve popullore që t’u japin mbështetje grave dhe fëmijëve të prekur.

Ndërkohë që bashkatdhetarët tanë përballen me katastrofën e Koronavirusit dhe me përmbytjet e papritura, mullahët në pushtet i kanë bërë fatkeqësitë natyrore 100 herë më të dëmshme me politikat e tyre çnjerëzore dhe duke plaçkitur vendin. Ata i kanë shpërdoruar asetet e vendit për projekte bërthamore e raketash dhe për eksportin e terrorizmit e luftënxitjes.

Në rrethana të tilla, askush nuk duhet të presë nga IRGC, guvernatorët, apo kryebashkiakët e këtij regjimi që të bëjnë ndonjë gjë për popullin, pasi ata janë të zënë me vjedhje. Gjëja e duhur është të mbështetemi tek populli dhe të rinjtë tanë trima.