Wednesday, August 10, 2022

Presidenti francez deklaron se Irani duhet përballur me vendosmëri

NCRI – Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha në fillim të kësaj  jave se ai do të jetë i vendosur në lidhje me Iranin, qëndrimin e tij luftënxitës në Lindjen e Mesme dhe në lidhje me programin e raketave balistike.

Komentet e tij u bënë në fillim të udhëtimit të tij në Emiratet e Bashkuara Arabe. Udhëtimi dy-ditor u mbush me ngjarje të tilla si hapja e një muzeu të ri. Udhëtimi do të përfundojë me një forum ekonomik në Dubai dhe ai mori pjesë në bisedime me princin e kurorës së Abu Dabit sheik Mohammed bin Zayed al-Nahyan lidhur me situatën gjeopolitike.