Friday, April 3, 2020

Protesta Kundër Regjimit nga Studentë të Universitetit në Teheran për Rrëzimin e Aeroplanit të Ukrainës

Irani, Teherani, 11 Janar: Protestat kundër regjimit nga studentët e universitetit.Më 11 janar 2020, mijëra studentë në disa universitete në Teheran protestuan për rrëzimin e aeroplanit Ukrainas të pasagjerëve nga Garda Revolucionare (IRGC).

Studentët brohorisnin “Ne nuk dhamë dëshmorë, për të lëvduar liderin vrastar”, “Mos ki frikë, ne jemi të gjithë të bashkuar”, “Mos më quaj mua kryengritës, ti je kryengritja, shtypësi”.

Forcat e Sigurisë së Shtetit kundër rebelimit në Universitetin Amir Kabir sulmuan studentët në rrugën Hafez duke përdorur gaz lotësjellës. Protestuesit, me të cilët u bashkua populli, thërrisnin “Unë vras ​​këdo që ka vrarë vëllanë tim”.

Në Universitetin Amir Kabir turma ka brohoritur: “1.500 njerëz u vranë në Nëntor”.

Ata iu referoheshin  1.500 protestuesve të vrarë nga forcat e sigurisë së mullahëve gjatë kryengritjes së Nëntorit 2019.

Në Universitetin Sharif në Teheran, studentët thërrisnin “IRGC është turpi i vendit tonë”.

Qindra studentë në Universitetin Noshiravani në Babol (Irani verior), gjithashtu protestuan dhe brohoritën parulla anti-regjimit.

Turma e madhe brohoriste: “Udhëheqësi ynë sakat është turpi ynë!” Ata i referoheshin liderit suprem të regjimit Ali Khamenei.

Në Universitetin Sharif turma e madhe brohoriste: “Ju anëtarë të diskretituar të Basij, ju po vrisni njerëzit!” Basij është krahu paramilitar i Gardës Revolucionare (IRGC).

PROTESTAT E IRANIT: FORCAT E SIGURISË PËRPIQEN TË SHPËRNDAJNË DEMONSTRUESIT  NË UNIVERSITETIN AM AMIR KABIR TË TEHRANIT

Në 11 janar 2020 forcat e sigurisë iraniane u përpoqën të frikësonin dhe të shpërndanin një turmë të madhe demonstruesish që ishin mbledhur para Universitetit Amir Kabir të Teheranit për të protestuar kundër goditjes nga ana e regjimit kundër një aeroplani civilësh. Protestuesit rezistojnë.