Friday, July 3, 2020

Protesta në Mbarë Iranin nga Klasa të Ndryshme Shoqërore

Grevat dhe protestat vazhdojnë në qytete të ndryshme iraniane. Foto fajli

Punonjësit e Kompleksit Petrokimik Mahshahr në Bandar-e Khomeini të Iranit jug-perëndimor, nisën grevë të martën në protestë ndaj mos-marrjes së rrogave dhe përgjigjeve të pamjaftueshme ndaj kërkesave të tyre.

Në qershor 2019, Shtetet e Bashkuara vunë sanksione kundër Kompanisë së Industrive Petrokimike të Gjirit Persik (PGPIC), dhe 39 nën-kompanive të saj, për shkak të lidhjeve të kësaj kompanie me Gardën Revolucionare (IRGC) terroriste të regjimit iranian.  

Thesari Amerikan ka vënë në dukje se ministria iraniane e naftës e ka shpërblyer krahun ekonomik dhe të inxhinierisë të IRGC-së me dhjetë projekte petrokimike e të naftës me vlerë $22 bilion, që do të thotë katër herë më shumë se buxheti zyrtar i IRGC-së. Kjo është mënyra se si regjimi e financon terrorizmin e tij fare haptazi.