Thursday, December 2, 2021

Protesta të punëtorëve në pesë qytete të Iranit

Punonjësit e Kompanisë Kharadash në grevë dhe në protestë jashtë degës vendore të Departamentit të Punës në Naqadeh të Iranit veri-perëndimor – 21 tetor 2019

Raportim nga PMOI/MEK

Iran, 22 tetor 2019—Punonjësit e Kompanisë Kharadajh në qytetin Naqadeh të Iranit veri-perëndimor zhvilluan një tubim proteste të hënën më 21 tetor, duke nisur një grevë dhe duke kërkuar pagesat e tyre të cilat u janë vonuar për shtatë muaj. Këta punëtorë u grumbulluan më pas jashtë zyrës së kryebashkiakut.

Në qytetin Ahvaz të Iranit jug-perëndimor, mbi 100 punonjës të Departamentit të Komunikimit mbajtën një tubim jashtë Ndërtesës Qendrore të Komunikimeve të provincës Khuzestan, për të protestuar ndaj vonesave në dhënien e rrogave dhe pensioneve. Teksa njerëzit shtoheshin në protestë, protestuesit thërrisnin:

“[Zyrtarët] të kenë turp, na jepni atë që na takon me të drejtë”

“Jo jetesës në turp!”

Në Mashhad, një qytet i madh në Iranin veri-lindor, mbi 100 punëtorë të projektit të centralit të energjisë Ferdoësi nuk i kanë marrë rrogat muajt e fundit. Ndërkohë që kompania Mapna, firma që mbikëqyr të gjithë projektin, ia ka paguar të gjitha borxhet kompanisë kontraktuese dhe nuk duhet të ketë asnjë pengesë në procesin e dhënies së pagave punëtorëve.