Friday, March 29, 2024

Protestat e Iranit: Njerëzit në Sanandaj Zhvillojnë Demonstratë Duke Thirrur, “Khamenei Është Vrasës,” “Vdekje Tiranit, Qoftë Ai Shahu apo Lideri.”

Protestat e Iranit, 16 janar: Protestat në Sanandaj të Iranit perëndimor

Ditën e sotme, të enjten më 16 janar 2020, një grup i madh njerëzish në Sanandaj të Iranit perëndimor, morën pjesë në varrimin e një prej pasagjerëve të pafajshëm të avionit ukrainas që u rrëzua nga dy raketa të IRGC-së.

Ata thërrisnin me sllogane anti-regjim pavarësisht pranisë së gjerë të forcave shtypëse të sigurisë.

 Protestuesit thërrisnin, “Vdekje diktatorit,” “Khamenei është vrasës, sundimi i tij është i pavlefshëm,” “Khamenei na dëgjo, ne jemi populli, jo banditë,” “Vdekje tiranit, qoftë ai Shahu apo Lideri,” “Do ta vras atë që më vrau vëllanë,” “Vdekje Rouhani-t,” “Nuk kemi rënë martirë për të bërë kompromis e për ta lavdëruar liderin vrasës,” “Na i kanë vrarë më të mirët, tregojuani vendin mullahëve.” Duke iu drejtuar forcave shtypëse të regjimit, turma thërriste, “Vdekje terroristëve,” “Basij, IRGC, ju jeni DAESH (ISIS).”

Mbasditen e djeshme, studentët organizuan një protestë në Universitetin e Sanandaj, duke thirrur, “Vdekje diktatorit,” “IRGC turp të kesh, lëre të qetë vendin.” Në slloganet drejtuar kundër mercenarëve Bassij që ishin sjellë në vendngjarje për të shtypur studentët, ata thërrisnin, “Topa, tanke, zjarr, Bassij duhet të zhduken.”

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit

16 janar 2020