Tuesday, March 19, 2024

Protestat në Iran: Dita e Studentëve – Do ta Kthejmë çdo Universitet në një Bastion Kryengritjeje e Revolte

Foto dhe mesazhe të Udhëheqjes së Rezistencës të postuara në universitete, në pjesë të ndryshme të Teheranit dhe qyteteve të tjera në Ditën e Studentëve

Njëkohësisht me Ditën e Studentëve, 7 dhjetor 2019, pavarësisht masave represive dhe gjendjes së vigjilencës së plotë nga ana e forcave të sigurisë së regjimit, Njësitë e Rezistencës kanë varur ose ngjitur postera me foto dhe mesazhe të zonjës Maryam Rajavi, Presidentes së zgjedhur të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), dhe zotit Massoud Rajavi,Liderit të Rezistencës Iraniane, në pjesë të ndryshme të Teheranit, duke përfshirë Departamentin e Ligjit dhe Shkencave Politike në Universitetin e Teheranit, Universitetin Industrial Sharif, Autostradën Imam Ali, Metronë Perëndimore, Parkun Narges, dhe në qytete të tjera si Rasht, Zahedan, Tabriz, Sari dhe Shahroud.

Në disa prej posterave lexohet, “Do ta kthejmë çdo universitet në një bastion për kryengritje dhe revoltë,” “universitetet janë bastione të kryengritjes për liri,” “ndihmoni dhe strehojini të rinjtë protestues,” “studentët janë të vetëdijshëm, e urrejnë diktaturën,” “diktator lëshoji universitetet,” “Kryengritja vazhdon deri në fitore. Ky është një revolucion deri në fitore,” “I nderojmë martirët e kryengritjes së 2019-ës – Rroftë Rajavi – Kryengritja vazhdon deri në fitore – Rroftë Rajavi – Poshtë Khamenei, Rouhani – Rroftë Rajavi” dhe “(Khamenei) arresto, burgos, vrit, je vetëm duke i hapur varrin vetes.”

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit

8 dhjetor 2019

Teheran – Universiteti Industrial Sharif – 7 dhjetor 2019

Maryam Rajavi: “Universitetet janë bastione të lirisë dhe janë të pushtuara nga diktatura.”

Universiteti i Teheranit – Departamenti i ligjit dhe shkencave politike, 7 dhjetor 2019

Massoud Rajavi: “Kryengritja vazhdon. Ky është një revolucion deri në fitore.”

Universiteti i Teheranit – Departamenti i ligjit dhe shkencave politike, 7 dhjetor 2019

Massoud Rajavi: “Kryengritja vazhdon deri në fitore. Ky është një revolucion deri në fitore.”

Teheran – Universiteti Imam Sadeq, 7 dhjetor 2019

Maryam Rajavi: “Universiteti është një bastion i kryengritjes për liri.”

Teheran – Autostrada Imam Ali, 7 dhjetor 2019

Maryam Rajavi: “Do ta kthejmë çdo universitet në një bastion kryengritjeje dhe revolte.”

Teheran – Perëndim – 7 dhjetor 2019

Maryam Rajavi: “Universiteti, një bastion i kryengritjes për liri”

Teheran – Sa’adat Abad – 7 dhjetor 2019

“Diktator, lëshoji universitetet”

Teheran – Metroja Perëndimore – 7 dhjetor 2019

Maryam Rajavi: “Universiteti, një bastion i kryengritjes për liri”

Massoud Rajavi: “Ndihmojini dhe strehojini të rinjtë protestues.”

Tehran – Parku Narges – 7 dhjetor 2019

Massoud Rajavi: “Arresto, burgos, vrit. Vetëm sa po i bën varrin vetes tënde.”

Maryam Rajavi: “Kthejeni çdo universitet në një bastion kryengritjeje dhe revolte.”