Thursday, March 28, 2024

Protestat në Iran – Krim i Tmerrshëm nga IRGC në Gorgan: Kryengritësi i Ri Qëllohet për Vdekje nga Afër, Goditet me Sëpatë

Protestuesi qëllohet disa herë nga agjentët e IRGC-së, më pas goditet me sëpatë nga një tjetër agjent kriminel

Publikuar më 26 nëntor 2019.

Kryengritja në Iran – Nr. 35

Gjatë kryengritjes mbarëkombëtare të popullit iranian, e cila po vazhdon pavarësisht vrasjeve dhe shtypjes së dhunshme mbi qytetarët e pambrojtur, anëtarë të Gardës Revolucionare në Gorgan të Iranit verior qëlluan nga afër një të ri dhe më pas e goditën me sëpatë, duke e vrarë përpara dëshmitarëve të tronditur.

Videoja e këtij krimi të urryer, një rast i dukshëm krimi kundër njerëzimit, tregon një skenë ku një grup anëtarësh të Gardës Revolucionare me veshje civile, sulmojnë një kryengritës të ri, duke e qëlluar më parë me revole dhe më pas, teksa ai rrëzohet në tokë i pambrojtur, e godasin me sëpatë duke e vrarë. Shikojeni klipin këtu.

Kjo është vetëm njëra nga qindra mizoritë e kryera në qytete të ndryshme të Iranit gjatë ditëve të fundit nga forcat shtypëse që veprojnë nën urdhrat direktë të Liderit Suprem të regjimit, Ali Khamenei. Kjo ngjarje thekson nevojën për ndërhyrje të menjëhershme nga komuniteti ndërkombëtar dhe për dërgimin në Iran të misioneve të gjetjes së fakteve për të marrë informacion lidhur me numrin dhe situatën e martirëve e të burgosurve. Heshtja dhe mosveprimi përballë këtyre krimeve tronditëse janë bashkëfajësi në krim dhe i trimërojnë mullahët për të vazhduar me mizoritë e tyre kundër një kombi të pambrojtur që është ngritur për liri dhe sovranitet popullor.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit

26 nëntor 2019