Saturday, July 4, 2020

Protestat në Iran: Të Rinjtë e Rebeluar Sulmojnë Zyrat Qendrore të Khatam Ol-Anbiya Construction të IRGC-së në Teheran

Iran, Teheran: Të rinjtë e rebeluar sulmuan dhe u vunë flakën zyrave qendrore të Khatam ol-Anbiya Construction të IRGC-së në orët e para të 30 dhjetorit 2019

Në ditën përkujtimore të të dyzetave të martirëve të kryengritjes së Iranit në nëntor 2019, të rinjtë e rebeluar sulmuan dhe i vunë flakën ndërtesës ku ndodhen zyrat qendrore të Khatam ol-Anbiya Construction të IRGC-së në orët e para të mëngjesit të sotëm, 30 dhjetor 2019.

Me vendndodhje në këndin që formojnë rrugët Zarafshan dhe Shajarian në Teheran, Khatam ol-Anbiya është një nga konglomeratët më të mëdhenj të IRGC-së që përdoret për shtypjen dhe plaçkitjen e pasurisë së popullit iranian.

Ky sulm erdhi ndërkohë që forcat shtypëse të regjimit ishin në vigjilencë të plotë, nga frika e përshkallëzimit të kryengritjes.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit

30 dhjetor 2019

Teheran – Zyrat Qendrore të Khatam ol-Anbiya Construction të IRGC-së

Teheran – Zyrat Qendrore të Khatam ol-Anbiya Construction të IRGC-së