Saturday, October 16, 2021

Protestuesit në Gjenevë Bëjnë Thirrje që t’u Jepet Fund Tre Dekadave të Pandëshkueshmërisë për Liderët e Regjimit Iranian

Mbështetësit e MEK në Zvicër bëjnë demonstratë jashtë Zyrave Qendrore Europiane të OKB-së – 8 nëntor 2019

Më 8 nëntor 2019, mbështetës të grupit kryesor të opozitës iraniane Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI), grup i njohur gjithashtu si Mujahedin-e-Khalq (MEK), organizuan një demonstratë përpara zyrës së Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, ku po zhvillohej Rishikimi Periodik Universal i Iranit.

Demonstruesit krijuan gjithashtu një ekspozitë ku ilustruan krimet brutale të regjimit iranian kundër të burgosurve politikë dhe përdorimin sistematik të ekzekutimit si vegël për shtypjen e mospajtimit dhe për konsolidimin e pushtetit.

Organizuesit bënë homazhe për viktimat e masakrës së 1988-ës në Iran dhe kërkuan që autorët e këtij krimi kundër njerëzimit të sillen para drejtësisë. Në ekspozitë u shfaqën emra dhe foto të mijëra anëtarëve të MEK të ekzekutuar nga regjimi. 

Më 6 nëntor 2019, Amnesty International nxori një deklaratë ku i bënte thirrje komunitetit ndërkombëtar që ta “dënojë publikisht degradimin e regjistrit të shkeljeve të të drejtave njerëzore nga Irani gjatë seancës së rishikimit të këtij vendi që do të zhvillohet në Këshillin e të Drejtave të Njeriut të OKB-së në Gjenevë më 8 nëntor.” 

Më 4 nëntor 2019, Departamenti ameirkan i Thesarit vuri sanksione mbi Ebrahim Raisi-n. Ky etiketim u shpall në një Njoftim për Shtyp të Departamentit të Thesarit, ku lexohet: “Më përpara, në rolin e tij si zëvendës prokuror i përgjithshëm i Teheranit, Raisi ka marrë pjesë në një të ashtu-quajtur “komision të vdekjes” i cili jepte urdhrat për ekzekutimet jashtë-gjyqësore të mijëra të burgosurve politikë në 1988-ën.” 

Demonstruesit kërkuan që zyrtarët e regjimit iranain të gjykohen në gjykata ndërkombëtare për rolin e tyre në krime kundër njerëzimit. Ata i bënë thirrje komunitetit ndërkombëtar që t’u japë fund tre dekadave të pandëshkueshmërisë për liderët e regjimit klerikal. Ata bënë thirrje që dosja e shkeljeve të të drejtave njerëzore nga Irani, veçanërisht masakra e 1988-ës, t’i referohet Këshillit të Sigurisë të OKB-së.