Home Statements Deklarata-Human Rights Punëtorët Grevistë në Iran Dënohen me Rrahje me Kamxhik dhe Burgim

Punëtorët Grevistë në Iran Dënohen me Rrahje me Kamxhik dhe Burgim

0
Punëtorët Grevistë në Iran Dënohen me Rrahje me Kamxhik dhe Burgim

 

16 gusht 2019

Shtatë punëtorë të Fabrikës së Sheqerit Haft Tappeh, në provincën jug-perëndimore Khuzestan të Iranit, kanë marrë një dënim të pezulluar prej tetë muajsh burg dhe tridhjetë goditjesh me kamxhik për faktin se kanë ushtruar të drejtën e tyre për protestë paqësore lidhur me mos-marrjen e rrogave dhe kërkesën për kushte më të mira pune.

Katërmbëdhjetë punëtorë të tjerë të fabrikës u gjykuan të mërkurën, pasi ishin akuzuar për “prishje të rendit publik duke udhëhequr dhe duke qenë prezent në tubime të jashtëligjshme dhe duke penguar veprimtaritë e kompanisë.”

Sindikata e Kallamsheqerit Haft Tappeh ka thënë se punëtorët janë thirrur gjithashtu për akuza si “publikim të mesazheve në internet.” Ata thonë se punëtorët po ndiqen penalisht për pjesëmarrejen e tyre në një protestë një-orëshe më 9 maj.

Në nëntor 2018, punëtorët e Haft Tappeh zhvilluan protesta të ndryshme për më shumë se 20 ditë rresht, lidhur me rrogat e papaguara dhe ankesa të tjera që kanë lindur pas privatizimit të kompanisë.

Këto ankesa nuk u morën parasysh dhe autoritetet iraniane nisën t’i arrestonin punëtorët, të paktën dy prej të cilëve kanë qenë subjekt i torturës dhe keqtrajtimeve të tjera në burg.

Në mes të gushtit 2018, rreth 500 punëtorë protestuan për faktin se nuk i kishin marrë rrogat për tre muaj. Policia i sulmoi punëtorët me gaz lotsjellës dhe i rrahu ata. Pesë punëtorë u arrestuan por u liruan më vonë pasi ishin akuzuar për “prishje të rendit”.

Të paktën 100 punëtorë të Haft Tappeh janë thirrur apo arrestuar vetëm pse e kanë ngritur zërin dhe kanë kërkuar të drejtat e tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here