Sunday, March 29, 2020

Raportuesi Special i OKB-së Nxit Regjimin Iranian t’i Lirojë të Gjithë të Burgosurit, Teksa Koronavirusi Përhapet në Mbarë Vendin, Duke ua Marrë Jetën mbi 3,300 Njerëzve

Javaid Rehman, Raportuesi Special i OKB-së mbi të Drejtat e Njeriut në Iran

Ndërkohë që koronavirusi ua ka marrë jetën mbi 3,300 njerëzve në Iran dhe përhapet në burgjet iraniane, Raportuesi Special i Kombeve të Bashkuara mbi Situatën e të Drejtave Njerëzore në Iran, Javaid Rehman, e nxiti regjimin të martën që t’i lironte të gjithë të burgosurit.

  1. Rehman tha të martën se i kishte kërkuar regjimit t’i lironte të gjithë të burgosurit përkohësisht, duke thënë se është “fatkeqësi dhe shqetësues” fakti që regjimi vazhdon t’i mbajë të burgosurit politikë në kushtet e përhapjes së koronavirusit. 

I pyetur në lidhje me menaxhimin e krizën nga regjimi, Raportuesi Special i OKB-së, tha: “Sipas gjykimit tim, shteti ka bërë shumë pak dhe ka vepruar shumë vonë.”  

Gjithashtu, Rehman e përshkroi ritmin e përhapjes së virusit në Iran si “shumë shqetësues” dhe i kritikoi masat e marra nga autoritetet. 

Sipas raporteve të publikuara nga MEK, në burgun Vakilabad në Mashhad, të burgosurit politikë janë transferuar në një godinë së bashku me të burgosur të infektuar. 

Parvaneh Salahshuri, një deputete në parlamentin e regjimit, pohoi të mërkurën se: “Të gjithë të burgosurit janë në rrezik për shkak të përhapjes së gjerë të Koronavirusit në Iran… ndërkohë që, përgjithësisht, kushtet higjienike dhe sanitare në burgje janë të papranueshme.” 

Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), ka përsëritur se: “Për shkak të kushteve çnjerëzore në burgje, të burgosurit, sidomos të burgosurit politikë, duhet të lirohen menjëherë pa asnjë kusht, përndryshe përhapja e koronavirusit do të shkaktojë një katastrofë njerëzore në burgje.”