Tuesday, March 31, 2020

Refuzimi për t’i Dhënë Akses IAEA-s në Vendet e Dyshimta Është një Akt Mashtrimi për të Zotëruar Bombën Atomike

Refuzimi i regjimit iranian për të bashkëpunuar me IAEA-n, një shkelje e qartë e marrëveshjes bërthamore

Gjashtë Rezoluta të Këshillit të Sigurimit Duhet të Hyjnë Përsëri në Fuqi, Qendrat Bërthamore dhe të Pasurimit Duhet të Mbyllen, Duhet të Lejohen Inspektime në Çdo Kohë e në Çdo Vend

Fashizmi fetar që sundon Iranin ia ka mohuar sërish aksesin inspektorëve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) për të inspektuar dy vende ku dyshohet se janë zhvilluar veprimtari bërthamore.

Ky mohim tregoi edhe një herë se ky regjim do të vazhdojë ta mashtrojë komunitetin ndërkombëtar në përpjekje për të zotëruar armë bërthamore. Behrouz Kamalvandi, zëvendës kryetar i Organizatës së Energjisë Atomike të regjimit iranian, tha, “Kërkesa e IAEA-s nuk ka baza ligjore e parimore…” Kazem Gharib-Abadi, Ambasadori i regjimit iranian në Organizatat Ndërkombëtare në Vienë, shkroi, “IAEA nuk ka ofruar justifikime ligjore e të besueshme” për kërkesën e saj, duke shtuar, “As IAEA nuk lejohet ta bëjë një kërkesë të tillë, dhe as nuk është e detyruar Republika Islamike ta bëjë këtë (ta pranojë)”.

Një raport i fundit i IAEA-s paralajmëron për pasojat serioze të shkeljes së paktit bërthamor, mos dhënies së përgjigjeve për pyetjet e IAEA-s rreth veprimtarive të mëparshme në tre vende, dhe refuzimit për të lejuar inspektimin e vendeve ku dyshohet se janë zhvilluar veprimtari bërthamore. Raporti i bën thirrje regjimit iranian që të bashkëpunojë plotësisht me IAEA-n në përputhje me marrëveshjet dhe Protokollin Shtesë.

Pas kësaj, Rafael Grossi, Drejtor i Përgjithshëm i IAEA, tha në një intervistë me Reuters se, “Kemi kërkuar disa informacione dhe aksese nga Irani, por nuk i kemi marrë informacionet që kërkojmë…Kemi këmbëngulur por pavarësisht gjithë përpjekjeve tona, nuk kemi mundur t’i marrim këto informacione, kështu që situata kërkon një masë të tillë nga ana ime, pasi kjo do të thotë që Irani po e kufizon aftësinë e agjencisë për të bërë punën e saj.”

Refuzimi i regjimit për të bashkëpunuar me IAEA-n, një shkelje e qartë e marrëveshjes bërthamore, është një tjetër arsye për faktin që regjimi iranian, pavarësisht se ka gëzuar përfitimet nga pakti bërthamor, nuk e ka braktisur kurrë fshehtësinë për të vazhduar me programin e tij të armëve bërthamore. Këto veprimtari përfshijnë mungesën e transparencës lidhur me Dimensionet e Mundshme Ushtarake të programeve të tij, vazhdimësinë e operimit të qendrës për Programin e Armëve Bërthamore, (Organizata e Inovacionit dhe Kërkimit për Mbrojtjen - SPND), dhe të vendit të fshehtë të testimit (Qendra për Kërkimin dhe Zgjerimin e Teknologjive për Shpërthimet dhe Impaktin – METFAZ), si dhe refuzimi për t’iu përgjigjur pyetjeve të agjencisë lidhur me gjurmët e uraniumit të pasuruar dhe mospranimi i intervistave me ekspertë e zyrtarë të lartë të përfshirë në programin e tij bërthamor. Këto sjellje përbëjnë jo vetëm një shkelje të Marrëveshjes Bërthamore të korrikut 2015, por edhe një shkelje flagrante të Traktatit Kundër Proliferimit Bërthamor. 

Menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes bërthamore (JCPOA), Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), pati përsëritur se anashkalimi i gjashtë rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së nuk do t’ia zinte rrugën mashtrimeve të mullahëve dhe përpjekjeve të tyre për të zotëruar bombë bërthamore. Sot, e vetmja mënyrë për t’i bllokuar veprimtaritë bërthamore të regjimit është hyrja përsëri në fuqi e këtyre rezolutave, dhënia fund e programit të pasurimit të uraniumit, mbyllja e qendrave bërthamore, dhe kryerja e inspektimeve në çdo kohë e në çdo vend.

SEkRETARIATi i këshillit kombëtar të rezistencës së iranit (NCRI)

5 mars 2020