Sunday, March 29, 2020

Regjimi i Iranit vazhdon me programin bërthamor

E martë, 02 maj 2017

Javët e fundit ka pasur bisedime të shumta në Uashington rreth marrëveshjes bërthamore të Iranit. Në veçanti, koha e pezullimit – sa kohë do t’i duhet Iranit të çlirohet nga kufizimet që është i detyruar për shkak të marrëveshjes dhe kohës që do t’i duhet për të bërë uranium të pasuruar mjaftueshëm për të bërë një armë të vetme.

Për të zgjatur kohën e pezullimit, është thelbësore që të vendosen kufizimet e pasurimit të uraniumit. Dy vendet kryesore në Iran për pasurimin e uraniumit janë në Natanz dhe Fordow.

Është gjithashtu e rëndësishme që reaktori i ujit të rëndë në Arak të bëhet i papërdorshëm. Nëse nuk bëhet kjo është e mundur që një nënprodukt të shndërrohet në një material që mund të përdoret për armë, duke krijuar një rrugë tjetër për një armë bërthamore për Iranin.

Në fund të prillit, Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI) – opozita kryesore iraniane, nxorri në dritë më shumë hollësi rreth programit bërthamor të Republikës Islamike i cili po vazhdon me të njëjtën ritëm si përpara marrëveshjes bërthamore të vitit 2015.