Thursday, March 28, 2024

Regjimi Iranian Dënon Edhe Shtatë Aktivistë të Tjerë të Punës me Kamxhik dhe Burgime të Gjata

Regjimi iranian ka dënuar shtatë aktivistë të punës me goditje me kamxhik dhe burgime të gjata, lidhur me protestat e bëra nga punëtorët e Fabrikës së Sheqerit Haft Tappeh nëntorin e shkuar, pas proceseve të tyre gjyqësore muajin e shkuar në Gjykatën Revolucionare të Teheranit.

 

Ismail Bakhshi, i akuzuar për “mbledhje dhe bashkëpunim për të vepruar kundër sigurisë kombëtare”, “fyerje ndaj liderit”, “publikim gënjeshtrash”, “përhapje të propagandës kundër shtetit”, dhe “prishje të rendit publik”, është dënuar me 14 vite burg dhe 74 goditje me kamxhik.

Komiteti i Grave i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit ka shkruar se i dënon fuqishëm “ndëshkimet e padrejta e të gjata me burg që jepen për aktivistët e të drejtave njerëzore në Iran” dhe se regjimi klerikal po “përpiqet ta parandalojë shpërthimin e pakënaqësisë së gjerë popullore kundër sundimit të tij të korruptuar”.