Wednesday, January 26, 2022

Regjimi Iranian Dënon Gruan me 24 Vite Burg për Protestimin e Saj Kundër Mbulimit të Detyruar

 

Gjykata Revolucionare e regjimit iranian në Teheran ka dënuar aktivisten civile Saba Kord Afshari me 24 vite burg për protestimin e saj kundër hijab-it (mbulimit) të detyruar dhe për faktin se ka refuzuar të bëjë një “rrëfim të transmetuar në TV.”

Znj. Afshari, me moshë në fillim të njëzetave, mbahet aktualisht në burgun famëkeq Evin të Teheranit.

Mbi Saba Kord Afshari-n është ushtruar presion i vazhdueshëm për të bërë rrëfime në video, gjë që ajo e ka refuzuar me forcë, sipas Komitetit të Grave të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI). Ministria e Inteligjencës ka arrestuar madje edhe nënën e saj, Raheleh Ahmadi, në mënyrë që ta rrisë presionin ndaj saj dhe ta detyrojë që të bëjë rrëfime të rreme.

Në një zhvillim tjetër, nëntë aktivistë civilë, duke përfshirë tre gra, janë dënuar me 54 vite gjithsej në burg të hënën më 26 gusht 2019. Gratë janë Shima Babaii, Mojgan Lali, dhe Shaghayegh Mahaki.

Secila nga këto tre gra është dënuar me gjashtë vite burg. Gjyqi i tyre u bë më 21 prill 2019 në Teheran dhe i informoi për akuzat ndaj tyre, të cilat përfshijnë “lidhje dhe bashkëpunim kundër sigurisë kombëtare” dhe “propagandë kundër shtetit.”