Sunday, March 29, 2020

Regjimi Iranian i Arreston Gratë për Shpërndarje të Fotove në Mediat Sociale

Seria e fundit e arrestimeve të kryera nga Garda Revolucionare paraushtarake e regjimit iranian (IRGC) ka patru në shënjestër modelingun online.

Agjensia e lajmeve Tasnim, e lidhur me Forcën terroriste Quds të IRGC-së, raportoi të shtunën se arrestimet janë bërë në provincën qendrore Markazi të Iranit. Raporti nuk jep detaje mbi numrin e të arrestuarve, por thotë vetëm se ata i janë dorëzuar drejtësisë së regjimit iranian.

Gjeneral Mohsen Karimi, një komandant i IRGC-së në qytetin qendror Arak, tha se disa pjesëtarë të stafit të agjensive janë arrestuar për “promovim të vulgaritetit”, pjesërisht përmes shpërndarjes së fotove të modeleve në mediat sociale.