Friday, March 29, 2024

Rezistenca e Iranit përkrah popullin sirian

NCRI – Presidentja e zgjedhur e Rezistencës iraniane i ka ofruar “ngushëllimet e saj të përzemërta” popullit të Sirisë pas bombardimeve shkatërruese nga regjimi sirian në një periferi të Damaskut nën kontrollin e rebelëve që shkaktoi vrasjen e të paktën 200 njerëzve, duke përfshirë shumë fëmijë.

Maryam Rajavi shkroi në Twitter mbështetjen e saj për Rezistencën siriane, të cilët po punojnë për të çliruar vendin e tyre nga një regjim shtypës ashtu siç bën Rezistenca iraniane dhe i kërkoi bashkësisë ndërkombëtare të veprojë.

Rajavi shkroi: “Komuniteti ndërkombëtar duhet të marrë masa serioze për të reaguar ndaj krimeve të diktaturës së [Bashar] Assadit dhe [të Liderit Suprem të Iranit Ali] Khameneit dhe t’i japë fund dhimbjeve dhe vuajtjeve tetëvjeçare të popullit të Sirisë”.

Regjimi iranian po mbështet regjimin sirian në luftën e tij kundër popullit të vet, sepse të dy sundimtarët e dinë se kërcënimi më i madh për vazhdimin e sundimit të tyre është rezistenca demokratike dhe popullore e popullit.