Saturday, July 2, 2022

Rezistenca Iraniane: Një Faktor I Ri Në Politikën e Iranit

Pavarësisht debatit rreth marrëveshjes bërthamore të Iranit, komuniteti ndërkombëtar duhet të jetë i gatshëm për të përqendruar vëmendjen e tij në çështjen më madhore se cila është politika e duhur për për t’u sjellë ndaj Iranit në përgjithësi. Ndërkohë që ka konsensus gjithnjë e më të madh nga të dyja anët e Atlantikut për nevojën për t’u përballur në mënyrë direkte me kërcënimin ne rritje të regjimit iranian, ka disa mosmarrëveshje rreth mënyrës së duhur për ta bërë këtë, dhe rreth kërcënimit të tensioneve të përshkallëzuara.

Thembra e Akilit e ajatollahëve është brenda në Iran. Ekuacioni iranian ndryshoi njëherë e përgjithmonë pas kryengritjeve popullore masive që e shkunden deri në thelb regjimin në fund-dhjetor dhe janar kur iranianët demonstruan në më shumë se 140 qytete në mbarë Iranin. Duke thirrur me slogane si “vdekje Khamenei-it” dhe “vdekje Rouhanit”, ata manifestuan me gjallëri dhe pa asnjë mëdyshje dëshirën e tyre për ndryshim regjimi. Duke thirrur me slogane si ““ekstremist, reformator, loja mbaroi”, ata refuzuan idenë e çdo moderimi brenda regjimit klerikal.

Protestat gjithashtu demaskuan pretendimet se marrëveshja bërthamore e ka ndihmuar popullin iranian dhe mirëqenien e tyre. Ekonomia iraniane është krejtësisht e rrënuar. Monedha kombëtare është zhvlerësuar më shumë se 50 përqind krahasuar me majin e vitit 2017, dhe ky trend i tatëpjetë i pashembullt nuk jep shenja se do të ndalojë.

Korrupsioni dhe nepotizmi kanë marrë dhenë. Një numër institucionesh financiare që kanë qenë të lidhura me IRGC dhe të miratuara nga Banka qendrore kanë përvetësuar shuma të stërmëdha parash dhe janë mbyllur, duke shkaktuar protesta pothuajse të përditshme nga depozituesit të cilët thërrasin me slogane kundër regjimit në tërësinë e tij. Dhe sigurisht që regjimi nuk mund t’u përgjigjet nevojave të tyre pasi nuk ka para.

Fati i papritur ekonomik nga marrëveshja bërthamore është shfrytëzuar nga ajatollahët ose nga Trupat e Gardës Revolucionare Iraniane, ose është përdorur për të mbështetur diktatorin sirian Bashar al-Assad apo për të financuar grupe terroriste si Hezbollah. Ndërkohë, nuk kalon pothuajse asnjë ditë pa protesta punëtorësh në qytete të ndryshme. Shtypi i shtetit iranian është i mbushur me histori punëtorësh e punonjësisht civilë që bëjnë greva apo protestojnë pasi nuk janë paguar për 23 muaj.

Situata është kaq e pasigurtë saqë një ajatullah shumë i lartë, Javadi Amoli, gjatë një bisede me Ministrin e Punës në Qom më 27 prill, i përshkroi ata që merren me punët ekonomike të regjimit si të paaftë dhe u tha zyrtarëve të regjimit se “nëse do të ketë kryengritje, do të na hedhin në det të gjithëve.” Ai shtoi, “Sigurisht shumë nga zyrtatët ia kanë mbathur, shumë prej tyre kanë krijuar një vend të sigurtë për t’u arratisur por ne nuk kemi se ku të arratisemi.”

Më 29 prill, President Rouhani ka thënë, “Disa ministra të kabinetit tonë kanë shprehur pesimizëm dhe zhgënjim që nga fillimi i Vitit të Ri (20 mars) dhe komentet e tyre janë pesimiste.”

Thirrje si “lëreni Sirinë, mendoni për ne” dhe “armiku është këtu, por gënjeshtarët thonë se është SHBA” janë shenja të qarta se politikat kryesore të regjimit janë refuzuar plotësisht dhe se propaganda e regjimit është bërë krejtësisht e paefektshme. Tani populli e refuzon atë qartësisht dhe gjallërisht në tërësinë e vet.

Më 2 janar, Rouhani foli në telefon me Presidentin Francez Emmanuel Macron dhe u ankua se Organizata e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit-PMOI/MEK, po shkakton trazira në Iran. MEK është pjesa kryesore e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit-NCRI, dhe Rouhani i kërkoi homologut të tij francez t’i kufizojë veprimtaritë e këtij grupi, i cili i ka zyrat qendrore jashtë Parisit. Më 9 janar, Ali Khamenei, lideri i regjimit, theksoi se MEK ka qenë forca kryesore pas kryengritjeve të fundit dhe i ka planifikuar ato që disa muaj më përpara. Pohimi befasues i Khamenei-it dhe lutja e dëshpëruar e Rouhanit tregojnë se MEK përbën një kërcënim në rritje ndaj regjimit klerikal.

Në vazhdim të kryengritjeve të Dhjetorit dhe Janarit, Presidentja e Zgjedhur e NCRI, Maryam Rajavi ka deklaruar se protestat do të vazhdojnë dhe lëvizja do të ecë përpara deri në rrëzimin e regjimit klerikal. Që atëherë, ka patur protesta të mëdha dhe akte mosbindjeje në Teheran, në Isfahan, në Ahvaz, dhe në Kazeroon. Në secilin prej këtyre vendeve trazirat kanë vazhduar për disa ditë pavarësisht nga masat e rënda të ndërmarra nga regjimi, pastaj kanë shpërthyer në një vend tjetër.

Siç pohoi Maryam Rajavi në komentet e saj në kuvendin e Iranianëve të Amerikës në Uashington D.C. më 5 maj: “Populli iranian, i cili ka marrë pjesë në qindra protesta dhe kryengritje që nga dhjetori, kërkon rrëzimin e regjimit klerikal në tërësinë e tij. Ata po i bëjnë thirrje komunitetit ndërkombëtar, veçanërisht Perëndimit, ta mbështesë kryengritjen e tyre për rrëzimin e regjimit iranian. Ne e nxisim me forcë komunitetin botëror të mos qëndrojë i heshtur përballë krimeve të vazhdueshme të kryera nga një regjim që mban rekordin botëror për ekzekutime. Ne u bëjmë thirrje, duke ndërmarrë masa ndëshkuese, t’i detyrojne mullahët t’i lirojnë të arrestuarit në kryengritjet dhe protestat e fundit, duke përfshirë me qindra prej bashkëatdhetarëve tanë arabë në Provincën Khuzestan dhe një numër të madh kurdësh në Iranin perëndimor, dhe t’i japin fund persekutimit barbar të fermerëve në Isfahan.”

Me një fjalë, një faktor i ri ka ardhur në politikën iraniane: faktori i popullit. Ky është makthi i mullahëve dhe thembra e tyre e Akilit, dhe do të rezultojë në një ndryshim radikal.

Më 30 qershor, Iranianët dhe mbështetësit e tyre ndërkombëtarë do të mblidhen në një eveniment madhor në Paris, Free Iran (Irani i Lirë) 2018, në mbështetje të kryengritjes popullore dhe perspektivës së ndryshimit të regjimit nga populli iranian. Politikanë të spikatur amerikanë dhe europianë nga të dyja anët priten të marrin pjesë. Duke marrë parasysh të gjitha shqetësimet për sa i përket Iranit dhe sjelljen e tij të ulët dhe nën dritën e gjithë ndryshimeve të mëdha në Iran, mesazhi i kësaj mbledhjeje është më i rëndësishëm se kurrë. Perëndimi në përgjithësi dhe Uashingtoni në veçanti do të bëjë mirë t’i kushtojë vëmendje këtij evenimenti dhe mesazhit që të mërguarit iranianë do të jehojnë në emër të bashkatdhetarëve të tyre në shtëpi. Ata nuk do të kërkojnë para, trupa apo armë nga Perëndimi. Ata duan një politikë të qëndrueshme që u kërkon llogari ajatullahëve dhe mban anën e iranianëve dhe rezistencës së tyre në luftën për ta nxjerrë vendin e tyre nga mbërthimi i diktaturës teokratike.

Një Iran i lirë, demokratik dhe jo-bërthamor eshte nje objektiv me të cilin pajtohet gjithkush. Ndërsa shoqëria iraniane përballet me trazira të vazhdueshme dhe ajatullahët përballen me probleme sociale dhe ekonomike të përshkallëzuara në vend si dhe me një izolim të përshkallëzuar rajonal dhe ndërkombëtar, duket se nuk ka pasur kurrë një perspektivë më të qartë për ndryshim regjimi.

 

Shahin Gobadi është një anëtar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, Parlamentit të mërguar të Rezistencës Iraniane.