Thursday, December 2, 2021

Rrjeti i PMOI/MEK vazhdon fushatën pro-lirisë në mbarë Iranin

Iran, 12 nëntor 2019—Anëtarët e “Njësive të Rezistencës” dhe mbështetësit e opozitës iraniane, Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI/MEK), janë duke vazhduar me fushatën e tyre në mbështetje të themelimit të lirisë dhe demokracisë edhe në muajin nëntor.

Mojahedin Khalgh Iran (MEK) Resistance Units put up banners of Massoud Rajavi

Këta iranianë të guximshëm po shpërndajnë mesazhin e qëndrueshmërisë, rezistencës dhe këmbënguljes përballë shtypjes së vazhdueshme të regjimit iranian që ka për qëllim të instalojë frikë e zhgënjim në shoqërinë iraniane.

Në Teheran, anëtarët e njësive të rezistencës kanë vënë postera të ndryshëm, ku lexohet:

“[Lideri i  Rezistencës Iraniane] Massoud Rajavi: Regjimi i mullahëve po përjeton lëkundje përpara rrëzimit të tij.”

“Poshtë parimi i regjimit të mullahëve. Rroftë Rajavi,” duke iu referuar gjithashtu Presidentes së opozitës iraniane Maryam Rajavi, kryetare e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI).

“Massoud Rajavi: Me një kryengritje kombëtare dhe njësi rezistence, mund ta parashikojmë qartë rrëzimin e mullahëve.”

“Rroftë Rajavi; Poshtë Khamenei,” duke iu referuar Liderit Suprem të regjimit iranian Ali Khamenei.

Në Karaj, në perëndim të Teheranit, anëtarët e njësive të rezistencës dhe mbështetësit e PMOI-së kanë vendosur mesazhe të shkruara me dorë ku lexohet, “Regjimi i mullahëve po përjeton prelude të përmbysjes së tij. Poshtë Khamenei.”

Në Isfahan të Iranit qendror, njësitë e rezistencës dhe mbështetësit e MEK kanë shkruar sllogane të ndryshme në formë grafiti, si, “Poshtë Khamenei. Rroftë Rajavi,” dhe “Jo vrasësve, jo figurave mashtruese, poshtë diktatura.”

Në Omidiyeh të Iranit jug-perëndimor, njësitë e rezistencës dhe mbësshtetësit e PMOI-së hodhën bojë mbi një poster të madh të themeluesit të regjimit iranian Ruhollah Khomeini, duke shprehur kështu urrejtjen e tyre ndaj aparatit të mullahëve.

Në Qom të Iranit qendror, dhe në Ramsar të Iranit verior, anëtarët e njësive të rezistencës dhe mbështetës të MEK shprehën gatishmërinë e tyre për ta vazhduar betejën kundër regjimit të mullahëve.

Mesazhe të ngjashme janë shprehur nga anëtarë të njësive të rezistencës dhe mbështetës të PMOI-së në qytetet Astara, Shahr-e Kord, Gilan, Mashhad, Semnan dhe Saveh.

Në qytetin Kashan të Iranit jug-qendror, anëtarët e njësive të rezistencës dhe mbështetësit e MEK u kanë vënë zjarrin posterave të Khamenei-t.

Vlen të përmendet fakti që çdo lloj mbështetjeje për PMOI-në brenda Iranit konsiderohet e ndëshkueshme me vdekje nga drejtësia e mullahëve. Në qershor 2014, Gholamreza Khosravi, një mbështetës i MEK, u arrestua dhe u ekzekutua thjesht pse kishte bërë një donacion të vogël financiar për një rrjet televiziv satelitor të lidhur me MEK. “Gholamreza Khosravi Savadjani ishte arrestuar në 2008-ën në Rafsanjan të provincës Kerman, i akuzuar për mbështetje ndaj kanalit televiziv pro-PMOI (Organizata e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit) me emrin Sima-ye Azadi (Zëri i Lirisë),” sipas Amnesty International.