Friday, March 29, 2024

Sekretari i Shtetit i SHBA-së në Lindjen e Mesme, nxit një linjë të ashpër ndaj regjimit iranian

Sekretari i Shtetit i SHBA-së Mike Pompeo po e nxit bashkësinë ndërkombëtare gjatë udhëtimit të tij në Lindjen e Mesme për të imponuar sanksione të reja ndaj individëve apo entiteteve që ndihmojnë programin e raketave të Iranit, ka thënë një zyrtar i lartë.

“Po u bëjmë thirrje vendeve anembanë botës që të sanksionojnë çdo individ dhe entitet të lidhur me programin e raketave të Iranit, gjë që po ashtu ka qenë një pjesë e rëndësishme e diskutimeve me evropianët”, tha më 28 prill në Arabinë Saudite, Brian Hook, një këshilltar i lartë i politikave që udhëtonte me Pompeon.

“Raketat e Iranit zgjasin luftën dhe vuajtjet në Lindjen e Mesme, ata kërcënojnë sigurinë dhe interesat tona ekonomike dhe veçanërisht kërcënojnë Arabinë Saudite dhe Izraelin”, tha ai.

Pompeo, i cili këtë javë mori detyrën si diplomat i lartë i SHBA, arriti në Riad si pjesë e një udhëtimi në Lindjen e Mesme pas pjesëmarrjes së tij në një takim të ministrave të jashtëm të NATO-s në Bruksel. Ai gjithashtu do të vizitojë Jerusalemin dhe Ammanin.