Tuesday, December 7, 2021

Senatori John McCain: Udhëtimi i Donald Trump-it është një mesazh i fuqishëm për regjimin e Iranit

E hënë, 22 maj 2017

Senatori i Shteteve të Bashkuara John McCain tha të dielën se udhëtimi i presidentit Donald Trump në Arabinë Saudite këtë fundjavë është një mesazh i fuqishëm për regjimin e Iranit se SHBA dhe aleatët e saj janë të gatshëm të bllokojnë përpjekjet e Teheranit për të destabilizuar rajonin, raportoi Washington Examiner.

“Nuk ka dyshim se nëse do të pengojmë përpjekjet e vazhdueshme të Iranit për të ushtruar një forcë të rëndësishme në rajon ky është një hap i rëndësishëm përpara”, tha republikani i Arizonës në “Fox News Sunday”.

Në Arabinë Saudite, Presidenti Trump fajësoi regjimin iranian për mbështetjen dhe ndihmën ndaj “krimeve të papërshkrueshme” në Siri nën udhëheqjen e Bashar al-Assadit.

Nga fundi i fjalimit të tij në Riad mbi farkëtimin e paqes, ai argumentoi se regjimi i Iranit i kishte dhënë Sirisë “strehë të sigurt, mbështetje financiare dhe pozicion  shoqëror të nevojshëm për rekrutimin [e terroristëve]”.

“Nga Libani në Irak dhe Jemen, Irani financon, armatos dhe trajnon terroristët, milicitë dhe grupet e tjera ekstremiste që përhapin shkatërrimin dhe kaosin në të gjithë rajonin”, vazhdoi ai.

“Për dekada me radhë Irani ka ushqyer zjarrin e konfliktit sektar dhe terrorin, është një qeveri që flet hapur për vrasje masive, duke premtuar shkatërrimin e Izraelit, vdekjen e Amerikës dhe shkatërrimin e shumë udhëheqësve dhe kombeve në këtë dhomë”.