Friday, March 29, 2024

Sesionet e të Drejtave të Njeriut të OKB-së, Përgjegjësia e autorëve të masakrës së vitit 1988 të 30,000 të burgosurve politikë në Iran

E shtunë, 17 qershor 2017 01:54

NCRI – Gjatë seancës së tridhjetë e pestë të Këshillit për të Drejtat e Njeriut në selinë europiane të Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, e cila është në zhvillim e sipër, shoqata e përfaqësueseve ndërkombëtare të grave për të drejtat e njeriut, duke folur në takim, pasi numëroi rastet në rritje të ekzekutimeve dhe shkeljet e të drejtave të njeriut në Iran, bëri thirrje për një hetim të gjerë të OKB-së për autorët e masakrës së 30,000 të burgosurve politikë në vitin 1988.

Përfaqësuesja e shoqatës ndërkombëtar të grave për të drejtat e njeriut pasi foli për numrin e ekzekutimet penale në Iran, veçanërisht, për ata që në kohën e krimeve të supozuara kanë qenë nën moshën 18 vjeçare dhe po ashtu, duke përmendur fshikullimin në publik nga regjimi iranian të 20 personave që kishin shkelur agjërimin në muajin e Ramazanit deklaroi se: Është thelbësore që të japin llogari ata që shfrytëzuan pushtetin e tyre për të ekzekutuar mijëra kundërshtarë politikë. Dhe më tej kërkoi heqjen e privilegjit të imunitetit për zyrtarët e regjimit që i kanë shpëtuar dënimit.