Friday, April 3, 2020

Shqipëria Mbyll Qendrën e Regjimit Iranian për Trajnim Spiunazhi dhe Terrorizmi, Fondacionin Saadi, pas Dëbimit të Dy Diplomatëve Terroristë të Teheranit

Ministrja shqiptare e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka nxjerrë një urdhër për mbylljen e menjëhershme të të ashtu-quajturit Fondacioni Saadi të regjimit iranian në Tiranë.

Pas dëbimit të dy diplomatëve terroristë të regjimit klerikal nga Shqipëria, Ministrja e vendit për Arsimin, Sportin dhe Rininë nxori një urdhër për mbylljen e menjëhershme të të ashtu-quajturit Fondacioni Saadi të regjimit iranian në Shqipëri.

Sipas këtij urdhri, të raportuar për herë të parë nga mediat shqiptare më 23 janar, të gjitha liçencat që i janë dhënë këtij fondacioni në vitet e mëparshme janë shfuqizuar.

Fondacioni Kulturor Saadi u themelua në vitin 1994 nga fashizmi fetar që sundon Iranin, pas konfliktit në Ballkan. Regjimi e krijoi atë për të përhapur terrorizmin dhe fondamentalizmin islamik. Këto lloje institucionesh përdorin mbulime si mësimdhënia e gjuhës Farsi dhe e kulturës iraniane, në mënyrë që të tërheqin dhe rekrutojnë banorë vendas të cilët më pas përdoren për objektivat e spiunazhit dhe terrorizmit të regjimit.

Menaxhimi dhe supervizimi i Fondacionit Saadi dhe degëve të tij në vende të ndryshme është në duart e Gholam Ali Haddad Adel, i cili është anëtar i Këshillit Suprem të Organizatës së regjimit për Kulturë dhe Komunikim Islamik, organizatë e cila është makineria e eksportit të terrorizmit dhe fondamentalizmit të regjimit. Haddad Adel është gjithashtu anëtar i Këshillit të Ekspediencës dhe Këshillit Suprem të Revolucionit Kulturor. Ai është një njeri i afërm i Ali Khamenei-t, Liderit Suprem të regjimit, pasi vajza e tij është e martuar me njërin prej djemve të Khamenei-t. Fondacioni në Shqipëri drejtohet nga Ahadollah Qolizadeh, një nga diplomatët e dëbuar nga Shqipëria në 2019-ën, dhe Seyyed Ahmad Hosseini Alsat, atasheu kulturor i regjimit në Shqipëri, i cili u dëbua nga vendi javën e shkuar.

Në një zhvillim tjetër, më 21 janar, televizioni shqiptar Top Channel raportoi se policia e anti-terrorit e vendit është vënë në gatishmëri pas eliminimit të Qassem Soleimani-t. Raporti shtonte se zyrtarët e anti-terrorit dhe imigracionit po bëheshin gati të përjashtonin një agjent inteligjence të regjimit me emrin Ehsan Bidi dhe se ai do të mbahej në një vend të sigurtë derisa të përfundonte procesi administrativ i largimit të tij.

Rezistenca Iraniane e ka ekspozuar në shumë deklarata të mëparshme shërbimin e Bidi-t ndaj mullahëve në të shkuarën e në të tashmen. Ky ekspozim është bërë në datat 2 dhjetor 2013, 20 janar 2014, 26 shkurt 2014, 1 dhjetor 2014, dhe 13 shkurt 2018. Sipas deklaratës së publikuar më 2 dhjetor 2013, në datën 19 prill 2012, Bidi iu dorëzua forcave irakene dhe shkoi në Hotelin Mohajer, i cili kontrollohet nga elementë të Ministrisë së Inteligjencës dhe Sigurisë (MOIS) së regjimit dhe nga Forcat terroriste Qods. … Në mesin e 2012-ës, Bidi shkoi në Turqi, dhe prej andej në Egjipt, duke përdorur një pasaportë të falsifikuar. Zyrtarët egjiptianë e arrestuan. Ndërkohë që ishte në burg në Egjipt, ai mbante kontakte me përfaqësinë e regjimit në atë vend. Inteligjenca e mullahëve është përpjekur ta dërgojë Bidi-n në Austri, Finlandë e Danimarkë, por këto vende nuk e kanë pranuar, dhe kështu ai u kthye në Irak. Duke përdorur një pasaportë iraniane të siguruar nga MOIS, ai u dërgua edhe një herë në Turqi, pastaj nga Turqia në Rumani, dhe më në fund në Shqipëri. Numri i pasaportës është 16359072 dhe i është dhënë më 27 janar 2013.

Para kësaj, Rezistenca Iraniane kishte bërë thirrje vazhdimisht për mbylljen e qendrave të spiunazhit dhe terrorizmit të regjimit klerikal, si dhe për dëbimin e agjentëve dhe mercenarëve të MOIS dhe të Forcave terroriste Qods, nga SHBA e nga vendet europiane. Ndërkohë që regjimi klerikal po përleshet me një krizë përmbysjeje dhe po e përdor terrorizmin më shumë se kurrë, mbyllja e këtyre qendrave dhe dëbimi i agjentëve të regjimit janë dyfish të domosdoshme për sigurinë e vendeve strehuese dhe të refugjatëve e disidentëve iranianë.

Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit

Komiteti i Sigurisë dhe Antiterrorizmit

25 janar 2020