Friday, March 29, 2024

Strategjia e Regjimit Iranian Është e Dënuar të Dështojë

Nga Sedighe Shahrokhi

Politia e jashtme e Iranit mund të përshkruhet vetëm si agresive dhe luftarake pasi ka kontribuar direkt në përkeqësimin e përçarjes midis myslimanëve Shia dhe Sunni. Për më tepër, po rriten tensionet midis persëve dhe arabëve.

Qëllimi i Iranit është të përhapë ndikimin Shia në mbarë rajonin dhe në disa shtete europiane me shumicë myslimane përmes ideologjisë së revolucionit.

Kur mori pushtetin dhe themeloi regjimin klerikal, Khomeini u dha klerikëve Shia pushtet absolut dhe e lejoi atë të jetë i eksportueshëm në pjesën tjetër të botës.

Për më tepër, kjo gjë ishte e qëllimshme dhe nuk ishte sekret. Ai deklaroi se Zoti nuk njihet pasi nuk ekziston – janë Allahu dhe lajmëtari i tij Muhamedi që duhet të njihen në mbarë botën. Gjithçka tjetër ai e quajti “regjim kukull”, duke e përshkruar në mënyrë ironike si “tiranik”. Ai deklaroi gjithashtu se qeveria islamike do të bazohej në drejtësi dhe do t’i shërbente popullit. Dy gënjeshtra të mirëfillta që nuk kanë qenë asnjëherë të vërteta që kur ai mori pushtetin gjithë ato dekada më parë.

Në vend që të respektojë ndryshimet, regjimi ka sfiduar legjitimitetin e çdo gjëje që ndryshon nga vetë ai. Zyrtarët iranianë e përdorin ideologjinë islamike për të justifikuar ndërhyrjen e regjimit në punët e vendeve fqinje.

Minoritetet në Iran nuk kanë njihen. Atyre u mohohen të gjitha të drejtat, edhe ato më themeloret, dhe shtypen brutalisht nëse guxojnë ta ngrenë zërin për vështirësitë e tyre. Edhe minoritetet më të mëdha trajtohen në mënyrë të përçmuar, duke përfshirë  myslimanët Sunni dhe komunitete të tjera jo-perse si turkmenët, arabët dhe kurdët. Kërkesat e tyre për të patur autonomi kulturore jo vetëm që janë mohuar, por janë shkelur brutalisht nga regjimi.

Politika e jashtme e regjimit iranian ka sjellë kaos të plotë në Lindjen e Mesme dhe qeveritë perëndimore kanë shprehur shqetësim. Kërcënimi që paraqet Irani shkon përtej Lindjes së Mesme, gjë për të cilën ne nuk kemi asnjë dyshim pas numrit të tentativave për vrasje dhe komploteve terroriste vetëm vitin e shkuar. Fatmirësisht, këto komplote janë parandaluar nga autoritetet dhe agjensitë europiane të inteligjencës. Nëse ato do të kishin dështuar, do të kishte patur një numër shumë të lartë vdekjesh e viktimash.

Strategjia e regjimit iranian është e dënuar të dështojë dhe e ardhmja e tij gjendet në fije të perit. Për herë të parë në shumë vite, administrata amerikane po punon për ndryshimin e sjelljes së regjimit dhe për neutralizimin e kërcënimit shumë të madh që ai paraqet aktualisht për gjithë komunitetin ndërkombëtar.

Presidenti Trump dhe Sekretari i Shtetit Pompeo kanë folur shpesh për ndryshimin e sjelljes së regjimit por kjo gjë do të jetë e pamundur. Regjimi nuk do të mundë asnjëherë ta ndryshojë politikën e tij të jashtme pikërisht sepse ajo është e bazuar në eksportimin e revolucionit dhe përhapjen e terrorit.

Ka mundësi që ata ta dinë se është e pamundur të ndryshohet sjellja e regjimit dhe se qëllimi përfundimtar është ndryshimi i regjimit, megjithëse kjo nuk është thënë asnjëherë në mënyrë direkte. Ndryshimi i regjimit është qëllimi i popullit të Iranit i cili e di se kjo është mundësia e vetme që ekziston për të. Gjithçka që i nevojitet popullit është mbështetja e komunitetit ndërkombëtar, pa të cilën regjimi do të vazhdojë ta mbajë pushtetin.