Tuesday, December 7, 2021

Struan Stevenson: Shfaqen të çara në regjimin e Iranit

E premte, 26 maj 2017

Brenda regjimit iranian po shfaqen të çara dhe zgjedhjet farsë të mbajtura javën e kaluar treguan  ndarjet në rritje brenda elitës sunduese, shkruante të enjten ish parlamentari evropian Struan Stevenson për United Press International.

Në artikullin etij të opinionit në UPI, z. Stevenson vuri në dukje se populli iranian ka vuajtur persekutimin dhe shtypjen nga duart e tiranëve me çallma të Teheranit në 38 vitet e fundit. “Dobësimi dhe rënia e Republikës Islamike të Iranit është një ngjarje e pritur me padurim nga 80 milionë iranianë të varfër dhe nga një botë e frustruar nga dekadat e kërcënimeve, terrorizmit dhe luftërave për pushtet”, shkruan.

Ai shtoi:

Shenjat e rënies së afërt të regjimit teokratik mund të shihen qartë. Të çarat po shfaqen. Zgjedhjet e rreme në Iran nxorrën në pah ndarjet në rritje brenda elitës sunduese. Udhëheqësi suprem Ayatollah Ali Khamenei urren Perëndimin, urren sunitët, urren Arabinë Saudite, urren pakicat fetare të çdo lloji dhe si arbitër përfundimtar  i të gjithë pushtetit në Iran, favorizoi zgjedhjen e shokut të tij, ultra-ekstremistit  Ebrahim Raisi. Mullahu me çallmë të zezë  përmendet shpesh si pasardhësi i tij i mundshëm. Fakti që Hassan Rouhani u deklarua fitues i larguar në zgjedhjet presidenciale u shpall në Perëndim si një triumf për forcat e moderimit dhe të reformës. Asgjë nuk mund të jetë më larg nga e vërteta.

Ndërkohë, rrjeti i opozitës Moxhahedinët e Popullit të Iranit (PMOI ose MEK) brenda Iranit ishte mjaft aktiv gjatë zgjedhjeve presidenciale me shfaqjen e mijëra posterave dhe parullave që mbanin imazhin e Maryam Rajavit, udhëheqësja e opozitës iraniane e vendosur në Paris. Mbështetja për PMOI nënkupton dënim me vdekje në Iran, por posterat e tyre në mënyrë sfiduese shpallën: “Jo xhelatët – Jo sharlatanët – Votimi ynë është për përmbysjen e regjimit”. Media e regjimit iranian i përmendi hidhur këto postera në Teheran.