Thursday, December 2, 2021

Studentët Zhvillojnë Protestë në Universitetin e Teheranit dhe atë Politeknik, Duke Thirrur, “Do Ta Vras Atë Që Vrau Tim Vëlla.”

7 dhjetor – Teheran, Iran- Studentët: duke thirrur me sllogane në mbështetje të kryengritjes mbarëkombëtare, shprehin solidaritet me protestuesit e martirët dhe kundër regjimit

Pavarësisht masave shtypëse të regjimit klerikal, duke përfshirë pozicionimin e agjentëve të inteligjencës, sigurisë dhe me veshje civile përreth universitetit të Teheranit dhe atij Politeknik,

sot një numër i madh studentësh, me rastin e 7 dhjetorit, Ditës së Studentëve, zhvilluan një protestë duke thirrur me sllogane në mbështetje të kryengritjes mbarëkombëtare, dhe shprehën solidaritet me protestuesit e martirët, dhe kundër regjimit.

Në Universitetin e Teheranit, studentët bënë thirrje për lirimin e të burgosurve politikë dhe të të arrestuarve gjatë kryengritjes.

Ata thërrisnin, “Rrugët janë larë në gjak, liria u bë viktimë,” “burg, pushkë e shkopinj, ne nuk do të rrimë të heshtur,” “Do ta vras atë që vrau tim vëlla,” “Shtypja nuk është fundi, përpjekja sjell çlirim,” “shtypja juaj është e paefektshme, rezistenca është jeta,” “Agjencia e sigurisë e universitetit është degë e Ministrisë së Inteligjencës,” “klasat janë bosh, studentët janë në burgje,” “mos na u përgjigjni me pushkë, a nuk keni vrarë mjaftueshëm?” “studenti vdes por nuk e pranon poshtërimin,” “njerëzit s’mund ta durojnë më shtypjen, po qëndrojnë së bashku,” “varfëri, vrasje, çmime të larta, populli është bërë viktimë” “Ligje misogjiniste, shfrytëzim e shtypje” dhe “vëllai im i martirizuar, rruga jote do të vazhdojë.”

Ishte planifikuar që Kryegjyqtari kriminel i regjimit, Ebrahim Raisi, do të mbante fjalim në Universitetin e Teheranit. Studentët thërrisnin, “Drejtësia e vrasësve, ec mbi një tapet gjaku.” Forcat shtypëse, nga frika e zemërimit dhe neverisë së studentëve ndaj Raisi-t, e sollën atë tek universiteti në fshehtësi dhe nuk i lejuan studentët të merrnin pjesë në fjalimin e tij. Në vend të tyre, sollën një numër njerëzish të zgjedhur e të besuar që hiqeshin si studentë, me anë të disa autobuzëve.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit

7 dhjetor 2019