Wednesday, December 2, 2020

Thirrje për Solidaritet Kombëtar nga Liderët e Rezistencës Iraniane për Luftimin e Koronavirusit dhe Rolit të Regjimit të Mullahëve në Përhapjen e Virusit

Teheran-11 mars 2020: Massoud Rajavi dhe Maryam Rajavi bëjnë thirrje për solidaritet kombëtar për luftimin e Koronavirusit

Virusi i regjimit të mullahëve është ai që po e shkatërron popullin iranian, zgjidhja gjendet tek ndryshimi i regjimit në Iran nga Rezistenca Iraniane

Njësitë e Rezistencës, dhe të rinjtë që mbështesin Organizatën Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK), kanë shpërndarë mesazhet e Z. Massoud Rajavi, liderit të Rezistencës Iraniane, dhe Znj. Maryam Rajavi, Presidentes së zgjedhur të NCRI, nëpër qytete të ndryshme, mesazhe të cilat bëjnë thirrje për solidaritet kombëtar për luftimin e Koronavirusit.

Ata kanë shkruar gjithashtu sllogane nëpër mure në shumë zona të ndryshme.

Disa nga slloganet janë: “Virusi i Velayat-e-Faqih po sulmon fëmijët e Iranit, përgjigjja është tek Ushtria e Çlirimit”, “Për t’ua shpëtuar jetët njerëzve, publikojini informacionet rreth Koronavirusit,” “për të fituar të drejtat tuaja, duhet të ngriheni kundër mullahëve çnjerëzorë”, “katastrofa më e madhe është virusi (sundimi) i mullahëve në Iran, përgjigjja është tek Ushtria e Çlirimit”, “Populli iranian nuk e do Koronavirusin, dhe nuk i do as mullahët”, “nderim për mjekët e infermierët që kanë sakrifikuar jetën për t’u kujdesur për pacientët e tyre”, “Pajisjet dhe burimet mjekësore e parandaluese duhet t’i merren regjimit dhe t’i kthehen popullit.”

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI)

14 mars 2020

 

Teheran-12 mars 2020

Arak – 12 mars 2020              

 

Arak- 11 mars 2020

Teheran- 11 mars 2020

Teheran- 11 mars 2020