Friday, May 27, 2022

Tom Ridge: Drita e lirisë mund të kapërcejë errësirën e regjimit tiranik të Iranit

E martë, 04 korrik 2017 08:56

NCRI – Tom Ridge, ish Sekretar i Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, foli në tubimin “Irani i Lirë” mbajtur në Villepinte afër Parisit.

Ish Sekretari i Sigurisë Kombëtare i kujtoi audiencës se ai ka punuar me Rezistencën për pothuajse dhjetë vjet dhe ende përulet ndaj pasionit, guximit, sakrificave dhe përkushtimit që i kujton atij Deklaratën e Pavarësisë të vendit të tij që mishëron një të vërtetë universale dhe të drejtat universale … Ridge vlerësoi Rezistencën, duke theksuar se është organizata e vetme popullore që ka lidership të provuar që mund të ofrojë një alternativë demokratike ndaj regjimit të mullahëve.

“Bashkohem me ju dhe duhet të bashkohemi me të gjithë komunitetin botëror për të ngritur zërat e tyre, për të mbështetur zërat e tyre, për të bërtitur në të gjithë bashkësinë ndërkombëtare, “Duam një Iran të lirë”.