Thursday, September 23, 2021

Vdekjet nga Koronavirusi në 74 Qytete Kanë Shkuar në mbi 1,500

COVID-19 është përhapur në të gjitha provincat dhe qytetet e Iranit

Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK) shpalli se gjatë 24 orëve të fundit, të paktën 200 njerëz të tjerë kanë humbur jetën nga Koronavirusi në qytetet Teheran, Qom, Rasht, Mashhad, Kashan, Ramsar, Sorkhe-HesarYazd, Zanjan, Gorgan, Gonbad, Urmia, Tabriz, Maragheh, Damavand, Dorcheh, Rudsar, dhe Qazvin.

Mbi 1,500 njerëz në 74 qytete të Iranit kanë vdekur nga Koronavirusi, sipas opozitës iraniane PMOI/MEK.

 View image on Twitter

Numri i viktimave në Qom e ka tejkaluar shifrën 400, ndërsa në Gilan kanë vdekur të paktën 154 njerëz. Kjo katastrofë ka arritur deri në atë shkallë saqë Abdolkarim Hossein-Zadeh, anëtar i parlamentit të regjimit, ka pohuar, “Turra e trupave të vdekur në Qom dhe gjendja e pashpresë e banorëve të Rasht janë dëshmi të mos njoftimit dhe paralajmërimit në kohë të popullit lidhur me shpërthimin e virusit.”  Në provincën Golestan, 70 njerëz kanë vdekur nga virusi ditët e fundit, sipas raporteve. Në qytetin Kermanshah, sipas një menaxheri varrezash, janë varrosur 85 viktima të koronavirusit. Varrezat Ferdoës në Kermanshah janë nën kontrollin e IRGC dhe Basij, dhe trupat varrosen menjëherë brenda natës.

Pra numri i viktimave të Koronavirusit në 74 qytete të 28 provincave, deri të enjten mbrëma, 5 mars 2020 (ora 8 pasdite me orën lokale të Teheranit) ka shkuar mbi 1,500. Mesazhet, raportet e telefonatat e shumta nga bashkëatdhetarë që jetojnë në pjesë të ndryshme të Iranit tregojnë se numri i vërtetë është shumë më i madh në mbarë vendin. Sot, Ministri i Shëndetit i regjimit pohoi se Koronavirusi ka pushtuar të gjithë vendin.

IRGC, divizioni i inteligjencës i IRGC-së, dhe Ministria e Inteligjencës janë ngarkuar me detyrën për t’i heshtur familjet e viktimave në mënyrë që të fshihet numri i vërtetë i vdekjeve. Komanda e IRGC-së i ka urdhëruar të gjitha divizionet dhe qendrat e IRGC-së në provinca që të stacionohen në spitale e qendra të kujdesit mjekësor. Në shumë qytete, në çertifikatat e vdekjes shkruhen arsye të tjera, për shembull “ndalim i zemrës,” si shkaku i vdekjes, dhe familjeve u bëhet presion që të mos e bëjnë publik shkakun e vërtetë të vdekjes.

Regjimi i ka mbyllur me ngurrim shkollat dhe universitetet deri në fund të vitit iranian, pas të cilit do të vijnë pushimet e Vitit të Ri.

Ndërkohë, Mahan Air e IRGC-së vazhdon fluturimet drejt qyteteve të ndryshme të Kinës, dhe një nga avionët e saj zbriti në Shangai të enjten, më 5 mars, në 10 paradite me kohën lokale.

Nga mungesa e kujdesit minimal mjekësor, mbi 30% e të infektuarve nga Koronavirusi në Qom do të vdesin. Spitalet në qytetin Rasht janë të tejmbushura me pacientë me koronavirus, morgjet janë plot me trupa të vdekur. Njerëzit detyrohen të rrinë në radhë që nga ora 4 e mëngjesit përpara farmacive për të blerë ilaçe dhe objekte higjiene, dhe zakonisht, shumica e farmacive nuk i kanë këto produkte.

Sipas faqes Entekhab, e cila është e lidhur me shtetin, një specialist i sëmundjeve infektuese dhe anëtar i Komitetit Kombëtar të Gripit parashikon se 30-40% e popullsisë së Teheranit do të jetë e infektuar me koronavirus deri më 20 mars 2020 (datë kur mbaron viti kalendarik iranian).

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI)

5 mars 2020