Saturday, July 2, 2022

Vizita e McCain në Tiranë, takim me kreun e opozitës së Iranit

 ZoomBookmarkSharePrint

 Senatori i SHBA: Unë ju falënderoj që jeni një shembull për të gjithë botën si njerëz që po sakrifikoheni për lirinë

From page 1 Vizita e senatorit amerikan, John McCain, tri ditë më parë Tiranë u ndoq me mjaft interes në lidhje me

17 Prill 2017

Por, në fund të takimeve me Presidentin Nishani, Kryeministrin Rama, kryeparlam entarin Meta dhe kreun e opozitës, Basha, nga njoftimi i shpërndarë nga Ambasada e SHBA- ve u mësua se qëllimi i vizitës së McCain në Tiranë nuk lidhej me krizën politike, pavarësisht diskutimeve të realizuara me aktorët kryesorë politikë në Shqipëri.

Vizita e ish- kandidatit për President në SHBA, John McCain, ishte pjesë e turit të tij ballkanik, por qëndrimin e tij në Tiranë senatori amerikan e shfrytëzoi edhe për një takim të rëndësishëm. Kryetari i Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Senatit amerikan, McCain, gjatë qëndrimit të tij në Tiranë ka zhvilluar një takim me presidenten e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, Maryam Rajavi. Në fokus të diskutimit mes senatorit amerikan dhe presidentes së Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit ishin zhvillimet e fundit në Iran, ndërhyrja e regjimit klerikal në rajonin e Lindjes së Mesme dhe perspektivat për të ardhmen. “Nuk ka dyshim se njerëzit në këtë sallë kanë pësuar jo vetëm për veten, por kanë humbur të dashurit e tyre për shkak të tiranisë iraniane. Ju u ngritët, luftuat dhe sakrifikuat për lirinë, për të drejtën për të jetuar të lirë, për të drejtën për të përcaktuar të ardhmen tuaj, për të drejtën që ju është dhënë nga Perëndia. … Unë ju falënderoj që jeni një shembull, një shembull për të gjithë botën, se ata njerëz të cilët janë të gatshëm për të luftuar dhe sakrifikuar për lirinë do ta arrijnë atë dhe ju jeni një shembull për të gjithë në botë që janë duke luftuar për të”, tha McCain. Gjatë takimit me presidenten e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, McCain ka falënderuar qeverinë e Shqipërisë për pranimin e anëtarëve të PMOI. Në Shqipëri numërohen rreth 2000 anëtarë të opozitës iraniane të ardhur nga Iraku me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Senatori McCain vlerësoi udhëheqjen e zonjës Rajavi, duke theksuar se: “Një ditë Irani do të jetë i lirë dhe një ditë ne do të mblidhemi në ‘ Sheshin e Lirisë’ në Teheran”. Ndërkohë, gjatë takimit, presidentja e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, Maryam Rajavi, ka falënderuar senatorin McCain për përpjekjet e tij në mbështetje të transferimit të sigurt të anëtarëve të PMOI deri jashtë Irakut. “Sot ka konsensus mbi rolin destruktiv të regjimit klerikal në rajon dhe se fashizmi fetar në pushtet në Iran është burimi kryesor i luftës, terrorizmit dhe krizës në Lindjen e Mesme”. Ajo theksoi se ndryshimi i regjimit në Iran nuk është vetëm i domosdoshëm për t’u dhënë fund shkeljeve flagrante të së drejtave të njeriut në Iran, por edhe është i nevojshëm për zhdukjen e luftës dhe krizës, si dhe vendosjen e paqes dhe qetësisë në rajon. “Për sa kohë që regjimi klerik është në pushtet, nuk do të ndalojë eksportin e saj të terrorizmit dhe fundamentalizmit”, tha Rajavi.