Saturday, August 15, 2020

Zbulohet Komploti Terrorist i Regjimit Iranian në Nigeri

Nga Mahmoud Hakamian

Një organizatë e shoqërisë civile në Nigeri ka raportuar se ka zbuluar komplotet e regjimit iranian dhe të së ashtu-quajturës Lëvizje Islamike në Nigeri (IMN) për terrorizimin e këtij vendi afrikan.

Koalicioni për Nigerinë tha se regjimi iranian po përdor ekstremistët e IMN-së për të krijuar një tjetër sekt terrorist në Nigeri pasi mullahët i kanë dhuruar 20 milion dollarë këtij grupi për të financuar veprimtaritë terroriste.

Patrioti Sabo Odeh, Convener-i Kombëtar i koalicionit, tha të shtunën se IMN është e lidhur me Provincën Afrikano-Perëndimore të Shtetit Islamik (ISWAP) dhe duhet të deklarohet si grup terrorist. Ai i bëri thirrje qeverisë nigeriane, sidomos Prokurorit të Përgjithshëm dhe Ministrit të Drejtësisë, që ta etiketonin menjëherë IMN-në.

Përveç donacionit prej 20 milion dollarësh, Odeh shpjegoi se liderët e IMN-së nuk e kanë fshehur kurrë lidhjen e grupit me ISIS dhe me regjimin iranian, dhe shumë prej tyre janë mburrur haptazi për “importimin e ideologjisë reaksionare në Nigeri dhe në nën-rajonin e Afrikës Perëndimore”.

Odeh tha: “Guxojmë të themi se Qeveria Nigeriane, veçanërisht AGF/Ministri i Drejtësisë, po e josh pa arsye një sekt terrorist që po bëhet gjithnjë e më aktiv në vend. Kjo është e papranueshme dhe e dënueshme. IMN me qendër në Shtetitn Kaduna është nxjerrë jashtë ligjit. Dhe logjika të thotë se askush nuk ka të drejtë ligjore të operojë nën flamurin e saj në asnjë pjesë të Nigerisë pasi ata grumbullohen vazhdimisht për të pushtuar me dhunë Abuja-n.”