Iran: Katër të burgosur të varur në Ditën e të Drejtave të Njeriut

Published on .

Që kur Hassan Rouhani u bë president mbi 1200 persona janë ekzekutuar në Iran

NCRI – Tortura dhe varjet e të burgosurve në Iran vazhduan edhe në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, 10 Dhjetor. Katër të burgosur janë varur në qytetet e Karaj dhe Qazvin përfshirë këtu një grua dhe një qytetari të Afganistanit. Të paktën 55 të burgosur janë ekzekutuar gjatë 17 ditëve të kaluara.

Më 9 dhjetor, rojet e burgut, në burgun Gohardasht në qytetin e Karaj bastisën në mënyre të dhunshëm Seksionin 6 të burgut. Nën pretekstin e kryerjes së një inspektim, rojet nxorrën disa të burgosur jashtë në të ftohtë në oborrin e burgut pa veshjet e duhur.

Kur ata protestuan, rojet speciale të burgut të urdhëruar nga zyrtarët e burgut Bagheri dhe Safari rrahën të burgosurit me shkopinj gome, tuba plastike, dhe elektrikë shok. Rojet shkatërruan edhe sendet personale të burgosurve.

Duke folur me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, në një konferencë në Parlamentin Evropian në Bruksel, Merjem Rajavi, presidente e zgjedhur e Rezistencës Iraniane tha se nuk ekziston një gjë e tillë si të drejtat e njeriut në Iran. Që kur Rouhani u bë president, të paktën 1200 persona janë ekzekutuar, duke përfshirë këtu të paktën 8 adoleshentët.

Znj Rajavi shtoi se ne në këto 25 vitet e fundit, nuk kemi parë kaq shumë ekzekutime si në vitin e parë të presidencës Rouhani-së. As nuk kemi parë kaq shumë anëtarë të opozitës duke u masakruar ose marrë peng. As gratë iraniane nuk i kemi parë të jenë objekt i fushatave të tilla kriminale në këtë masë.
Ajo tha se çdo lidhjet politike dhe tregtare me regjimin iranian duhet të jetë subjekt për përmirësimin e gjendjes të të drejtave të njeriut, dhe ata që janë përgjegjës për krimet, përkatësisht udhëheqësit e regjimit, duhet të përballen me drejtësinë;

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës të Iranit
12 Dhjetor 2014

Stampa